Unë jam gegë

Libri: Unë jam gegë
Autor: Mustafa Nano
Botoi: UET Press
Faqe: 196
ISBN: 9789928418111

Jam i sigurt se ka njerz sot në Tiranë që titulli i ktij libri “Unë jam gegë” ka për t’i çuditë e tronditë ma fort se sikur ky libër i M. Nanos ta kishte titullin “Unë jam gay”. Për nji pjesë të madhe të autoriteteve “misterioze” binomi “gegë – toskë”, ose edhe kufizat e tij të marra veç e veç, janë fjalë pa ndonji kuptim, janë “historizëm”, fjalë të kohës së Nuhit, gjithsesi pa landësi e përmbajtje.

Kto fjalë si dhe derivatet e tyne që përskajojnë sektorët e mdhenj përkatës të shqipes, janë fjalët tabu që askush ma nuk duhet me i përmendë. Dhe deterrentin e tabusë, fuqinë e tij shkatërruese e përban pohimi se ai që i përmend, automatikisht mund të dyshohet për “përçarës i kombit”. Fjalë e madhe kjo… Pra tabuja ka edhe sfinksin rojtës që e mban të gjallë tmerrin para tundimit. Jemi në terren tansisht mitologjik. Kultura shqiptare e tranzicionit e mbërthyeme në çatallet e mitit?! Mozotmakeq!

Mbi autorin

Ka qenë fundi i vitit 1997, kur Mustafa Nano u shfaq si gazetar e publicist. Deri në këtë moment, ai kish ushtruar profesionin e inxhinierit elektronik dhe më pas në periudhën 1990 – 1994 u përfshi në veprimtari politike, e në periudhën tjetër 1994 – 1997 në diplomaci. Prej vitit 1997 e në vijim, ai ka shkruar për një numër gazetash në Tiranë.

U bë i njohur fillimisht me shkrimet e veta të publikuara në gazetën “Shekulli”, e më pas në “Korrieri”, dhe tash së fundi në të përditshmen “Shqip”. Si intelektual publik ka qenë gjithë kohën pjesë e debatit kombëtar dhe e ka thënë të vetën për një numër çështjesh të natyrës kulturore e socio – politike, qoftë nëpërmjet protagonizmit televiziv, qoftë nëpërmjet artikujve, qoftë nëpërmjet librave që ka publikuar.

Libri i parë i tij është ai me titull “Europa, destinacioni X”. Gjatë dekadës së fundit ka publikuar tre libra të tjerë, atë me titull: “www.shqipëriadheunë.com”, “Hinterlandi i kuq” dhe sprovën që keni në dorë “Unë jam gegë”.

CHF14.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Vitet kur Kosova e njohu veten - Intervistë me Milazim Krasniqin

Vitet kur Kosova e njohu veten – Intervistë me Milazim Krasniqin

CHF9.90
Kronikë kohe 8 - Krizat politike e pushtetore, Zallamahija e bashkëqeverisjes informale

Kronikë kohe 8 – Krizat politike e pushtetore, Zallamahija e bashkëqeverisjes informale

CHF24.90
Epika legjendare e Rugovës 1

Epika legjendare e Rugovës 1

CHF14.90
Pasojat e mosfaljes së namazit
Nuk ka stok

Pasojat e mosfaljes së namazit

CHF2.00
Paraja Bankat Dhe Shoqeria 1

Paraja Bankat Dhe Shoqeria 1

CHF19.90
33 strategjitë e luftës

33 strategjitë e luftës

CHF34.90
Esat Toptani ti japim gjeneralit ate qe i perket

Esat Toptani ti japim gjeneralit ate qe i perket

CHF17.90
Hyjnesha Dardane - Dea Dardanicae

Hyjnesha Dardane – Dea Dardanicae

CHF19.90
Bukuroshja e fjetur

Bukuroshja e fjetur

CHF5.90
La Foi Aux Livres En Islam

La Foi Aux Livres En Islam

CHF9.90
Nga jeta e tabi'inëve

Nga jeta e tabi’inëve

CHF9.60
Një ditë me pejgamberin Muhamedin a.s.

Një ditë me pejgamberin Muhamedin a.s.

CHF5.90