Ndihma
Pyetjet e shpeshta
Jemi këtu për t'ju dëgjuar! Këtu gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta rreth dërgesave, pagesave dhe llogarisë suaj. Nëse nuk e gjeni përgjigjen, na shkruani.
Dërgesat
Dërgesat
Sa kushton posta për porositë brenda Zvicrës?
Për porositë brenda Zvicrës shërbimi postar kushton CHF10. Për porosi mbi CHF60 transporti është falas.
Brenda sa ditëve arrin porosia në Zvicër?
Porositë brenda Zvicrës dorëzohen zakonisht brenda 4 deri në 8 ditëve nga data e blerjes.
Sa kushton posta për porositë në Evropë?
Kostoja e dërgesës jashtë Zvicrës llogaritet automatikisht në arkë, sipas shtetit.
Brenda sa ditëve arrin porosia në Evropë?
Porositë jashtë Zvicrës dorëzohen zakonisht brenda 10 deri në 12 ditëve nga data e blerjes.
Çfarë ndodh saktësisht pas përfundimit të porosisë?
Pasi ta pranojmë porosinë, ekipi ynë e përgatit sa më shpejt që është e mundur dhe ia dorëzon postës partnere, e cila e sjell porosinë te ju. Ju njoftojmë me email për çdo hap.
Pagesat
Pagesat
Cilat janë mundësitë e pagesës për porositë në Islam Shop?
Për ta bërë sa më të lehtë porosinë online ofrojmë disa mundësi pagese: transferim direkt bankar, faturë (Rechnung), TWINT, kartë krediti/debiti dhe PayPal (Visa, Mastercard, Amex etj.).
A është e sigurt pagesa online?
Po. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së enkriptuar SSL dhe ofruesve të certifikuar të pagesave. Ne nuk ruajmë të dhëna të kartës.
Llogaria dhe produktet
Llogaria dhe produktet
Çfarë është lista e dëshirave?
Lista e dëshirave (të preferuarat) ju mundëson t'i ruani produktet që ju pëlqejnë për t'i porositur më vonë ose për t'i ndarë me shoqëri.
Çfarë duhet të bëj nëse pranoj një produkt të dëmtuar?
Produktet e dëmtuara zëvendësohen menjëherë me produkt tjetër sapo të na raportohen nga klienti. Na shkruani në WhatsApp ose email me numrin e porosisë dhe një foto.
A ka mundësi ndërrimi të produktit të blerë?
Produktet që nuk janë përdorur mund të ndërrohen me produkt tjetër brenda një jave pas blerjes.
A më duhet llogari për të porositur?
Jo, mund të porosisni si mysafir. Me llogari ruani adresat, ndiqni porositë dhe përfundoni blerjet më shpejt.
Asnjë pyetje nuk përputhet me kërkimin tuaj.
Ende keni pyetje?
Ekipi ynë ju përgjigjet në shqip
Zakonisht brenda 24 orëve, në WhatsApp ose email.
