Përshkrimi
Autor: Vëllezërit Grim
Redaktor: Sali Sh. Salihu
Kopertina: Sali Sh. Salihu
Botues: Botimet Efekos
Një përmbledhje me përralla klasike që i çon fëmijët në një botë me pyje misterioze, personazhe magjike dhe aventura. Libri bën pjesë në serinë «Klasikët e arta» të botimeve EFEKOS dhe është i përshtatshëm për lexim në shtëpi ose si lektyrë shkollore.
Lektyrë shkollore nga seria “Klasikët e arta” · Botimet EFEKOS
Zbuloni botën e përrallave klasike me vëllezërit Jakob dhe Wilhelm Grim. Në shekullin XIX, dy studiuesit dhe shkrimtarët gjermanë mblodhën dhe botuan rrëfime të traditës gojore, duke ua përcjellë ato brezave të lexuesve.
Hirushja, Borëbardha, Bukuroshja e Fjetur, Kësulëkuqja dhe Rapunzeli janë disa nga personazhet më të njohura të përrallave që mblodhën vëllezërit Grim. Këto rrëfime janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë frymëzuar edhe filma të animuar.
Ky botim në shqip është i përshtatshëm si lektyrë shkollore dhe për lexim në familje.
Vëllezërit Grim – Jakobi dhe Wilhelmi – ishin akademikë, filologë, studiues të kulturave, leksikografë dhe shkrimtarë të njohur gjerman, të cilët bashkërisht mblodhën dhe publikuan rrëfime të gojëdhënave dhe folklorit gjatë shekullit XIX. Ata ishin ndër të parët dhe më të njohurit e rrëfyesve të përrallave, që përmes shfaqjeve publike i dhanë një popullaritet të jashtëzakonshëm Hirushes, Borëbardhës, Bukuroshes së Fjetur, Kësulëkuqes, Rapanzelit, etj.
**********
Shumica e përrallave të vëllezërve Grim morën një popullaritet të përjetshëm. Përrallat e tyre janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë të botës, por janë adaptuar edhe si produksione filmike nga Lotte Reiniger, e sidomos Walt Disney.

