Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Libra › Roman

Tri novela

CHF14.90

“TRI NOVELA” nga Preç Zogaj është një koleksion rrëfimesh të shkruara me ndjeshmëri dhe art. Autori shpalos tre histori të ndryshme që trajtojnë tema universale si dashuria, humbja dhe shpresa. Stili i tij i ngrohtë dhe poetik e bën këtë libër një lexim të këndshëm dhe emocional.

  • Po shitet shpejtë! 2 persona e kanë shtuar në shportë
  • 7 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: Tri novela
Autor: Preç Zogaj
Botoi: UET Press
Faqe: 244
ISBN: 9789928320308

Disa minuta me vonë, pasi Kryeministri dhe shpura e zyrtarëve bashkiakë ishin larguar, përfshirë Hilarian e bukur, nga këndi i hollit ku “Konti” kishte zhvilluar një takim të ngrohtë me përfaqësuesit e RRME-se, u nis dhe zuri të përhapej si fjollë e padukshme, një ftohmë bryme që u ngrinte pjesëmarrësve harenë e bisedave me njëri-jetrin, – fjala Hedhje. Me gjasë, në një të ardhme, në qytetin N do të ndodhte një mrekulli që nuk e kishte njohur Shqipëria, as bota: një njeri do të hidhej pa litar e pa parashutë, me rrobat e trupit, nga një lartësi shumë e madhe e do të binte shëndoshë e mirë në tokë. Jo një engjëll! Jo një dragua me krahë si ata të përrallave dhe bestytnive të vjetra! Një njeri si ne, pa gjë në sqetulla, veç leshit që kemi të gjithë. Zot i madh! *

Pikërisht në këtë çast, “fjolla – Hedhje” shpërqëndroi fytyren gjithherë të kthjellët të Marjetes, u ngjit nëpër njërin sup të Mirelës dhe goditi, të themi me bisht, profilin e saj të ëmbël që humbi sakaq përndritjen dhe u kontraktua. Pastaj u ngjit si zhive e ftohtë nëpër rrudhat e Bardelit që u duk se filluan të ngurtësoheshin. Ky u mbush me frymë dhe vazhdoi me hov, sikur po mposhtë një penges të brendshme që nuk duhej ta shihte askush. Po pra, kishte lexuar edhe ai një pjesë të Rrëfimeve të Rusoit dhe i kishte mbetur në mendje ajo që kishte thënë për miqësitë, se nuk duhet t’u shfaqen pa hir dhe pa masë të tjerëve, po… dhe nje kunj… që i kishte hedhur njëri prej miqve rivale, Dideroi ose Volteri, që thoshte se i vetmuari… është një njeri i keq….

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.