Rojtari i fundit

Libri: Rojtari i fundit
Autor: Gaëlle Josse
Përkthyeu: Lorena Dedja
Botoi: PEGI
ISBN: 9789928233165
Faqe: 106

Nju-Jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Europa që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhon Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis tëmbajë një ditar. Ai ndien nevojën të çlirohet nga disa kujtime, të cilat vijnë medallgë, si valët e detit që përplasen pas ishullit të famshëm. Dalëngadalë, na shfaqenpersonazhet kryesore të jetës së tij: dy gra, dy anije, dy pengje. Në njërën anë, Lizi,bashkëshortja e tij e dashur, dhe në anën tjetër, Nela, imigrantja nga Sardenja,me një të kaluar të çuditshme. Fantazma të tjera shfaqen në këtë kohë rrëfimeshe kujtimesh: një anarkist italian, një shkrimtar hungarez, një shok fëmijërie në Bruklin, e shumë të tjerë. Të mërguarit kanë ardhur plot shpresë për një jetë mëtë mirë. Do të pranohen apo jo në Amerikë: fati i tyre varet nga përgjigjet që japinnë një pyetësor dhe nga vendimet e një nëpunësi.

 

Kritika

“Duke përzier faktet e vërteta me ato të trilluara, autorja ka krijuar një tekstmelankolik dhe drithërues.”

Livres Hebdo

 

“Me stilin e saj të mprehtë dhe të mirëpeshuar, Gaëlle Josse na bën të kuptojmë dhetë ndiejmë një pjesëz të historisë amerikane, nëpërmjet trazimeve të një shpirti nëmëshirë të demonëve të tij… Mjeshtëror dhe i domosdoshëm!”

Page des Libraires

 

“Gaëlle Josse shkoi në Elis Ajlënd. Ajo ngjyros me ngjyra të buta e mjaft të ngrohta një gjeografi intime, kolektive, historinë e një njeriu të përzier me atë të mijëra të tjerëve.”

ÉliseLépine, Transfuse

 

Pjesë nga libri:

   Po, gjithçka erdhi nga deti, nga këto anije të mbushura me varfanjakë të rrasur sibagëti në hambarët e ndyrë, prej nga dilnin, të shastisur, të mpirë dhe këmbëdridhur, për t’u takuar me ëndrrat dhe shpresat e tyre. I kam sërish para syve. Këtu fliten tëgjitha gjuhët. Ky është një Babel i ri, por i cunguar, i sheshuar, i ndalur në hovine tij dhe i ngulur në tokë. Një Babel pas shkatërrimit të tij nga Zoti i Zanafillës, një Babel i dëshpërimit, i hallakatjes dhe i kthimit të gjithsecilit në gjuhën e tijfillestare.

Nela mbetet një emër çfarëdo në njërin prej regjistrave të Elis Ajlëndit. Jashtë, varri i vëllait të saj më kujton çdo ditë historinë e saj,disa hapa nga varri i Lizës. Dy dramat e jetës sime, krah për krah. Dheunë midis të dyjave.

Njerëzit e shërbimit të imigracionit e gjetën trupin, kur mbërritën tënesërmen në mëngjes. Ai pluskonte mbi skelë dhe ata e panë që para setë zbrisnin. Një mushama e rëndë e murrme, e hedhur mbi uniformë, ekishte mbajtur trupin në sipërfaqe, si një kamerdare. Sapo zbritën ngatrageti, burrat e nxorën kufomën nga uji dhe njohën drejtorin. Mbytje,për mendimin e tyre. Shkalla ishte ende e ngritur te llambadari, njëarkë veglash e hapur ndodhej përdhe.

CHF11.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari - Takvimi 2026, gratis

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF69.90
Parfum Man Mission No.3, 100ml

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF29.90
Parfumi Night De Club Man, 100ml

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF29.90
Parfum Interedit, 100ml

Parfum Interedit, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission No.2, 100ml

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF29.90
Parfum Pretty Pink, 50ml

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF19.90
Parfum Aqeeq, 100ml

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF29.90
Parfum Attitude Blue, 100ml

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF29.90
Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90
Parfum La Ocean, 100ml

Parfum La Ocean, 100ml

CHF29.90
Parfum Her Way, 100ml

Parfum Her Way, 100ml

CHF29.90