Kutia e Agatha Christie-t

Libri: Kutia e Agatha Christie-t
Autore: Mira Meksi
Botoi: Onufri
Faqe: 192
ISBN: 9789928313980

Një dashuri e jashtëzakonshme feks në sfondin e errët të ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1923-27.

Mid’hat bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit…

Lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore dhe tradhti të gjakta kërcënojnë jetën e të dashu- ruarve.

Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.

Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ka ndërtuar një histori mahnitëse dashurie të pavdirshme, brenda një thrilleri politik me suspens të fortë policor dhe me një tension të madh rrëfimtar.

Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.

CHF16.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Safahat - Fletët

Safahat – Fletët

CHF24.90
Shërimi me Kur'an nga Sihri, magjia dhe syri i keq
Nuk ka stok

Shërimi me Kur’an nga Sihri, magjia dhe syri i keq

CHF6.00
Në Shoqëri me Zotin

Në Shoqëri me Zotin

CHF16.90
Juvenilja, poema dhe poezi

Juvenilja, poema dhe poezi

CHF9.90
Gjeopolitika e Mesdheut

Gjeopolitika e Mesdheut

CHF26.90
Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi

Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi

CHF21.90
Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji 19-1989

Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 19-1989

CHF19.90
Arti i bashkëveprimit me njerëzit – Nën dritën e traditës Profetike
Nuk ka stok

Arti i bashkëveprimit me njerëzit – Nën dritën e traditës Profetike

CHF8.90
Elon Musk - Si po na e formëson të ardhmen drejtuesi miliarder i SpaceX-it dhe Tesla-s

Elon Musk – Si po na e formëson të ardhmen drejtuesi miliarder i SpaceX-it dhe Tesla-s

CHF21.90
Faleminderit, armiqtë e mi

Faleminderit, armiqtë e mi

CHF11.90
Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore 1941 - 1951
Nuk ka stok

Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore 1941 – 1951

CHF32.00
Mjeshtëria

Mjeshtëria

CHF24.90