Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Libra › Roman

Anjeza nuk u zgjua

CHF19.90

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme

  • Po shitet shpejtë! 4 persona e kanë shtuar në shportë
  • 6 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: Anjeza nuk u zgjua
Autor: Preç Zogaj
Botoi: UET Press
Faqe: 494
ISBN: 9789928236852

E kishte gjetur prapë buzën e dalit të njomur tashmë nga goja e saj, e kishte puthur lehtë dhe ngadalë, e kishte mbajtur gjatë, e kishte lëshuar, e kishte puthur përsëri, më gjatë, më gjatë dhe buzët e Davidit kishin bërë të njëjtën gjë, si një imitim, me buzën e saj të poshtme; kishin shkëmbyer ëmbëlsi, poe edhe dije në anë të pleksjeve plot pasion të buzëve, frymës, gjuhëve, lëngjeve të ëmbla të gojëve: dijen se ishin më të afërt sesa e kishin ditur deri në atë çast, shumë më të afërt, shuuumë më të afërt.

 

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme. Nuk do të ishin ndalur po të mos u duhej të verifikonin çfarë ishte një ngjarje plotësuese apo konkurruese që po zhvillohej në pjesën e poshtme të trupave të tyre, të trupit të tij më shumë, por edhe të trupit të saj, një vibrim, një rrahje e verbër, një vlim, një zgjim mishrash e damarësh që sikur ngriheshin nga hiçi për të marrë komandën e ngjarjes. Ajo ishte shkëputur prej tij, e ndërgjegjësuar  për ereksionin e Davidit, por atij nuk duhej t’I vinte turp, ajo nuk ishte aq naïve sa t’ia merrte për keq që ishte shkëputur.

 

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.