Stilografia

Libri: Stilografia
Autor: Sabri Hamiti
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Faqe: 411
Formati: 17x25cm
Lloji: Botime te vecanta – Seksioni i gjuhesise dhe letersise, libri 80
ISBN: 9789951260565

“Stilografia”, libri më i ri i Sabri Hamitit, trajton letërsinë e tashme shqipe, në nivel interpretimi, duke e vënë në relacion me klasiken letrare shqipe dhe me sistemin e tërësishëm të kësaj letërsie. Vepra përbëhet nga tri pjesë: Letrat e fundit, Kalendari dhe Breviari.

Pjesa e parë, Letrat e fundit, në formën e abecedarit për letrat e tashme shqipe, trajton letërsinë shqipe të shekullit XXI, të cilën e shkruajnë dhe botojnë në të njëjtën kohë autorë të tre brezave. Një brez me veprat e fundit; një brez me veprat e shënueshme; dhe një brez me veprat paralajmëruese. Ndërkomunikimi i kësaj letërsie, vetvetiu shenjohet si sistem, i cili trajtohet në rrafshin e transformimeve brenda formave letrare të trashëguara. A. Poligrafia e prozës; B. Enigma e poezisë; C. Sprovat e kritikës; D. Aktet dramatike; nëpërmjet cilësimit, interpretimit e përmbledhësimit, lakmojnë ndritësimin e vlerave letrare, me ndryshimet e reja, për të paraqitur një fazë tjetër të letërsisë shqipe; sigurisht me autorë ilustrativë dhe vepra karakteristike.

Pjesa e dytë, Kalendari, pa propozuar një kohëtore të letërsisë shqipe, vë në evidencë vlera letrare, tashmë të artikuluara në kohë të veçanta, sidomos të lidhura me ngjarje kulturore të letërsisë shqipe. Ngjarjet letrare evidentohen në kohë, si e përtashme, por mbeten në kohë, si e përjetshme, duke marrë vlerën e veprave klasike me autorë që bëjnë një trashëgimi letrare kombëtare. Kjo nuk e përjashton përpjekjen e pasosur të rivizitimit të tyre, duke riparë funksionin e tyre në sistemin e hapur të komunikimit letrar.

Pjesa e tretë, Breviari, si një Shkurtore, shpalon fenomene letrare, karakteristike për letërsinë shqipe, të cilat prekin në mënyrë të veçantë të gjitha epokat e kësaj letërsie, nëpër shkallë të konstantave dhe të ndryshimeve, brenda kësaj letërsie e, po ashtu, të krahasueshme me letërsi të tjera. Për t’u bërë Breviari thelbësor e konkret, propozon një përzgjedhje veprash dhe autorësh, si argument të fundit letrar.

Autori ia njeh lirinë Literarit (Lexuesit), që këtë vepër ta lexojë, duke nisur nga fillimi apo duke nisur nga fundi, sipas shijes së vet. Ka që pëlqejnë ta nisin leximin e letërsisë shqipe duke filluar nga Marin Barleti e Pjetër Bogdani për të arritur te Ismail Kadare e Anton Pashku. Ka që pëlqejnë të nisen nga të dytët për të arritur te të parët.

CHF19.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Dynamics of political changes

Dynamics of political changes

CHF14.90
Ditari i joshjes

Ditari i joshjes

CHF14.90
Gjenikonomia, Një ekonomist dinak na shpalos anën e fshehtë të gjithçkaje

Gjenikonomia, Një ekonomist dinak na shpalos anën e fshehtë të gjithçkaje

CHF19.90
Zjarr dhe tërbim brenda shtëpisë së bardhë të Trampit

Zjarr dhe tërbim brenda shtëpisë së bardhë të Trampit

CHF24.90
Shërimi me Kuran dhe Sunnet - Rregulla dhe mënyra (format xhepi)
Nuk ka stok

Shërimi me Kuran dhe Sunnet – Rregulla dhe mënyra (format xhepi)

CHF5.90
Harta e gjakut, a ka filluar Xhaxha Semi të ndajë tokat Islame

Harta e gjakut, a ka filluar Xhaxha Semi të ndajë tokat Islame

CHF5.90
Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore

Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore

CHF14.90
E folmja e Anadrinit

E folmja e Anadrinit

CHF14.90
Sekreti i rrobaqepeses

Sekreti i rrobaqepeses

CHF19.90
Lepuri dhe Breshka
Nuk ka stok

Lepuri dhe Breshka

CHF4.90
Vepro edhe nëse ke frikë

Vepro edhe nëse ke frikë

CHF19.90
Unë rritem hap pas hapi

Unë rritem hap pas hapi

CHF7.90