Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore 1941 – 1951

Titulli: Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore 1941 – 1951
Titulli në anglisht: Mullah Idriz Gjilani and National Defense of Easten Kosova 1941 – 1951
Autorë: Dr. Muhamet Pirraku
Lektorë: Mr. Mehmet Halimi
Korrektorë: Eleonorë Pirraku, Habib Pirraku
Recensuesë: Mr. Tefik Geci, Mr. Daut Bislimi
Redaktorë teknik: Myhedin Çakmaku
Portretet: Demir Behluli
Symmary translated by: Dr. Vesel Nuhiu – Kurbaliu
Përgaditja dhe realizimi teknik: Nip Shuli
Operator: Fetih S. Simnica
Formati: 17 X 25 cm
Botues: ‘‘Dituria Islame‘‘ – Redaksia e botimeve historike Prishtinë

Ky libër trajton, përveç periudhës historike në fjalë, respektivisht viteve 1941- 1945, edhe figurën bosht të rezistencës shqiptare kundruall hordhive komunisto — çetnike në Kosovën Lindore, Mulla Idris Gjilanin.

Mulla Idrisi ishte njeri i atyre përmasave që një libër prej 700 faqesh nuk mjafton dot ta përfshij tërë aktivitetin, betejat, luftën, qëndresën deri në sakrifikim, për Atdheun. Ushtar i devotshëm, roje vigjilente, ndërgjeje gjithmonë e zgjuar për Shqipërinë Etnike. Një luftëtar i paepur që atdhetarinë nuk e kishte vetëm në zemër — por edhe në kokë. Vizionar i pajisur me njohuri të gjithashnshme, politikan i urtë e komandant i guximshëm që kurrë nuk thoshte; “Përpara burra”, por kushtrimi i tij ishte “Pas meje trima”! Mulla Idris Gjilani ishte strateg, në plotëkuptimin e fjalës — komandant. I aftë të planifikonte e komandonte me brigadat vullnetare që mbronin tokat shqiptare nga yryshjet komunisto-çetnike, i palëkundur ne luftën e tij të drejtë, shqiptar i rryer e mysliman i devotshëm që kurrë nuk ndante atdheun nga feja dhe anasjelltas.

Maksima e tij jetësore ishte: “Pa fe s’ka Atdhe, por edhe pa Atdhe nuk ka fe.” Mulla Idrisi veç tjerash ishte edhe arsimdashës i madh. Gjatë kohës sa veproi ne regjionin e Anamoravës hapi 39 mejtepe (shkolla fetare) ku brezi i ri edukohej e pajisej si me edukatë fetare, gjithashtu edhe me atë kombëtare. Kur rihapi Medresenë e Gjilanit ne vitin shkollor 1939/40 (bashkë me myderris Haki efendi Sermaxhajn), Mulla Idrisi e futi lëndën e gjuhës shqipe si lënde të rregullt mësimore.

CHF32.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Gjuha Shqipe 2/2014

Gjuha Shqipe 2/2014

CHF14.90
Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve
Nuk ka stok

Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve

CHF19.90
Liri e Shqipërisë

Liri e Shqipërisë

CHF9.90
Gjuha Shqipe 2/2015

Gjuha Shqipe 2/2015

CHF14.90
Safahat - Fletët

Safahat – Fletët

CHF24.90
Gjuha Shqipe 1/2010

Gjuha Shqipe 1/2010

CHF14.90
Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912)
Nuk ka stok

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912)

CHF24.90
Mjaft menduat, filloni te jetoni

Mjaft menduat, filloni te jetoni

CHF15.90
Muzeu i pritjes

Muzeu i pritjes

CHF6.90
Metafizika e dashurisë

Metafizika e dashurisë

CHF11.90
Studime Osmane

Studime Osmane

CHF19.90
Në qytetin e ëndrrave dhe hijeve

Në qytetin e ëndrrave dhe hijeve

CHF17.90