Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Histori › Libra

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912)

CHF24.90

Shpërngulja e madhe shqiptare nga Sanxhaku i Nishit gjatë viteve 1877/78, ishte pasojë e përmasave të konsideruara që kishte marrë Kriza Lindore e viteve 1875- 1878, e cila u kushtëzua nga shkaqe, kushte e rrethana të ndryshme politiko – shoqërore. Një nga shkaqet kyçe të marrëdhenieve borgjeze, përkatësisht zhvillimi i pabarabartë i shteteve evropiane, si dhe i disave që ishin nën Perandorine Osmane.

Nuk ka stok

Përshkrimi

Libri: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912)
Autor: Sabit Uka
Redaktor: Izber Hoti
Recensent: Skender Rizaj dhe Masar Rizvanolli
Botoi: Botimet Artini

Shpërngulja e madhe shqiptare nga Sanxhaku i Nishit gjatë viteve 1877/78, ishte pasojë e përmasave të konsideruara që kishte marrë Kriza Lindore e viteve 1875- 1878, e cila u kushtëzua nga shkaqe, kushte e rrethana të ndryshme politiko – shoqërore. Një nga shkaqet kyçe të marrëdhenieve borgjeze, përkatësisht zhvillimi i pabarabartë i shteteve evropiane, si dhe i disave që ishin nën Perandorine Osmane. Pra, çështja Lindore, e cila kishte filluar të shtrohej qysh në fillim të shekullit XIX, nuk kishte për gëllim, siç proklamuan shtetet e mëdha evropiane, “çlirimin” e popujve të robëruar, para së gjithash të popullatës së konfesionit të krishterë, por ndarjen e tokave ende të shumta të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe vende të tjera aziatike ndërmjet fuqive të mëdha, përkatesisht Rusisë Cariste dhe Austrisë (më vonë Austro-Hungarisë). Përkundrazi, Anglia e Franca më tepër dëshironin një Perandori Osmane të “sëmurë” sesa t’i shihnin territoret e saj ne duar të pretëndentëve të tyre. Kjo gjë u vërejt dhe u konstatua edhe me rastin e Luftës së Krimesë (1853-1856). Pra, interesat e ndryshme të këtyre shteteve shpëtuan Perandorinë Osmane nga disfata e sigurt.

Perandoria Osmane edhe pse ishte e “sëmurë”, përkatësisht lodër në duar të fqive të mëdha evropiane, falë varësisë së madhe ekonomike (sidomos nga Anglia dhe Franca), shfrytëzoi dallimet dhe mos pajtimet e këtyre fuqive dhe disi vijoi ekzistencën, ndonëse, kohë pas kohe, ajo humbiste nga ndonjë pjesë te vogël të territorit të saj.

Për ta shthurur e shkatërruar Perandorinë Osmane në kohën e Krizës Lindore, nuk përpiqeshin vetëm fuqitë e mëdha, por edhe vete popujt e robëruar, të cilët, kush me herët e kush më vonë, çlirohej ose bënte plane për çlirim nga sunduesi i tyre shekullor. Pas kryengritjes në Bosnje dhe Hercegovinë pasuan kryengritje e luftëra të tjera, që u shoqëruan me një veprimtari të madhe diplomatike, duke lënë pasoja të shumta e të rënda, disa prej të cilave hetohen edhe në ditet e sotme.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.