Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Libra › Të ndryshme

Metafizika e dashurisë

CHF11.90

Përgjithësisht jemi mësuar të shohim vetëm poetët të merren me përshkrimin e dashurisë. Kjo është zakonisht tema kryesore e të gjitha veprave dramatike, tragjike apo komike, romantike apo klasike, indiane apo evropiane.

  • Po shitet shpejtë! 3 persona e kanë shtuar në shportë
  • 4 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Metafizika e dashurisë
Autor: Arthur Schopenhauer
Përktheu: Arion Hysenbegasi
Arti grafik: Xhina Çiça
Botues: Plejad
Kapituj të shkëputur nga libri ,,Die Welt als Wille und vorstellung‘‘

Përgjithësisht jemi mësuar të shohim vetëm poetët të merren me përshkrimin e dashurisë. Kjo është zakonisht tema kryesore e të gjitha veprave dramatike, tragjike apo komike, romantike apo klasike, indiane apo evropiane.

Midis gjithë të tjerave është më pjellorja për lirikën e, njëlloj, edhe për epikën, pa përmendur numrin shumë të madh të romaneve që, prej shekujsh, çdo vit krijohen në të gjitha vendet e Evropës me rregullsinë e prodhimit stinor të frutave të tokës.

Të gjitha këto vepra nuk janë gjë tjetër veçse përshkrime të shumanshme, të shkurtra apo të gjera, të pasionit për të cilin po flasim. Përshkrimet më të arritura të tij, si, p.sh. “Romeo e Zhulieta”, “Eloiza e re”, “Verteri” kanë fituar famë të pavdekshme. Roshëfuko (Rochefoucault) mendon se dashuria e zjarrtë është si fantazmat: të gjithë flasin për të, por askush nuk e ka parë….

Marrë nga libri

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.