Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Të ndryshme

Zhytja e thellë

CHF5.90

Rrugëtimi i leximit do të nisë me tregimin e titulluar “Zhytja e thellë” dhe do të vazhdojë me njëzet e pesë tekste të vogla. Realizmi i virgjër që prezantohet në shumicën e teksteve shoqërohet nga ëndrra dhe situata kur njeriu është i zgjuar e i kthjellët. Kjo situatë, që duket si kontrast, është reflektim i gjendjes shpirtërore dhe shëndetësore të shkrimtares.

Nuk ka stok

Përshkrimi

Libri: Zhytja e thellë
Autor: Cemile Sümeyra
Përktheu: Emir Hukallo
Redaktura gjuhësore: Arian Koçi
Façosja: Berk Kyçyk
Formati: 14×22
Faqe: 78
ISBN: 9789951727402
Botoi: Botimet Fleta

Libri që keni në duar ka pak faqe, por brenda tyre gjendet një botë e madhe. Kjo vepër ngërthen zbulimet e një gruaje, e cila ngutej para rrugëtimit të saj të fundit. Janë përvojat e rëndësishme, që gjatë jetës thuajse s’i vëreni fare, sepse janë të thjeshta. Këtyre teksteve mund t’u themi edhe shënime nga jeta. Tregime të vogla, që shkrimtarja i quan tregime të situates, por që jane ‘situata të jetës’.

Rrugëtimi i leximit do të nisë me tregimin e titulluar “Zhytja e thellë” dhe do të vazhdojë me njëzet e pesë tekste të vogla. Realizmi i virgjër që prezantohet në shumicën e teksteve shoqërohet nga ëndrra dhe situata kur njeriu është i zgjuar e i kthjellët. Kjo situatë, që duket si kontrast, është reflektim i gjendjes shpirtërore dhe shëndetësore të shkrimtares.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.