Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Të ndryshme

Ushtria e askujt

CHF24.90

Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen.

  • Po shitet shpejtë! 3 persona e kanë shtuar në shportë
  • 9 persona duke parë produktin tani

Vetëm 2 copë në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: Ushtria e askujt
Autor: Paul Scharre
Perktheu: Ruzhdi Totaj
Botoi: Botart
ISBN: 9789928286987
Faqe: 392

 Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur. Paul Shcharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë, me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni “Harpy” i Izraelit e deri te anija robotike amerikane “Gjahtari i Detit”, e destinuar për të gjurmuar nëndetëset. Në këtë libër, autori nuk lë pa analizuar gjithashtu çështjet etike dhe ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve.

“Një libër i shkruar me zgjuarsi, ku tregohet se çfarë do të ndodhë me luftërat e ardhshme” (Bruce Schneier), Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen. Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane, por kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.