Shitësi i këpucëve – Kujtime nga krijuesi i Kompanisë Nike

Titulli: Shitësi i këpucëve – Kujtime nga krijuesi i Kompanisë Nike
Titulli i origjinalit: Shoe Dog: A memori by the Creator of Nike
Autor: Phil Knight
Përkthyesi: Gjergj Kaftani
Botues: Shtëpia Botuese Minerva

Një sagë e mrekullueshme e inovacionit, mbijetesës, dhe triumfit e themeluesit të kompanisë Nike. Udhëtim i një heroi të jashtëzakonshëm, një rrëfim epik për besimin, vendosmërinë e pashembullt, ekselencën, dështimin, triumfin, mençurinë e fituar me mund dhe dashurinë.

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia. Knight i shiti këpucët nga bagazhi i makinës së tij Plymouth Valiant, dhe në vitin e parë, në 1964-ën, arriti të ardhura bruto prej tetëmijë dollarësh. Sot, shitjet e kompanisë Nike e kalojnë vlerën $30 miliard. Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës.

Por Knight ka qenë gjithnjë misterioz. Tani, në këtë autobiografi të habitshme, modeste, pa filtra, me humor, dhe të gdhendur bukur, ai tregon më në fund historinë e tij. Gjithçka nis me një moment tipik udhëkryqi. Njëzetekatër vjeç, duke udhëtuar me një çantë shpine përmes Azisë, Europës dhe Afrikës, në luftë me Pyetjet e Mëdha të jetës, Knight vendos se rruga e pashkelur është e duhura për të. Në vend që të punojë për një korporatë të madhe, ai do të krijojë diçka të tijën, diçka të re, dinamike, dhe ndryshe.

Knight tregon në detaj rreziqet tmerruese me të cilat është përballur përgjatë rrugëtimit, vështirësitë dërrmuese, konkurrentët e pamëshirshëm, ata që hidhnin hije dyshimi dhe e kritikonin, bankierët armiqësorë, si dhe triumfet emocionuese. Mbi të gjitha, ai kujton marrëdhëniet themelore që krijuan zemrën dhe shpirtin e kompanisë Nike, me ish-trajnerin e tij gjaknxehtë dhe karizmatik, Bill Bowerman, dhe me punonjësit e tij të parë, një grup i çorganizuar jokonformistësh dhe intelektualësh, që shpejt u kthyen në vëllezër të çmendur pas kompanisë.

Së bashku, duke shfrytëzuar fuqinë elektrizuese të një vizioni guximtar dhe besimin e përbashkët te fuqia shpëtuese dhe transformuese e sporteve, krijuan një brand dhe një kulturë, që ndryshoi gjithçka.

Vlerësime mbi librin:

“Libri më i mirë që kam lexuar vjet… Phil është një tregimtar i talentuar”. —WARREN BUFFETT

“Një kujtesë e sinqertë se si duket në të vërtetë rruga drejt suksesit në biznes… një rrëfim i mahnitshëm”. —BILL GATES, një nga librat e tij të preferuar të vitit 2016

“Një sagë e mrekullueshme e inovacionit, mbijetesës, dhe triumfit”. —ANDRE AGASSI

“Udhëtimi i një heroi të jashtëzakonshëm, një rrëfim epik për besimin, vendosmërinë e pashembullt, ekselencën, dështimin, triumfin, mençurinë e fituar me mund, dhe dashurinë. Është veçse një mrekulli që Nike ekziston”. —LISA GENOVA, autore bestseller e “New York Times” për librat “Still Alice” dhe “Inside the O’Briens”

CHF27.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
Le Prophete de I'Islam, Muhammad dit...

Le Prophete de I’Islam, Muhammad dit…

CHF14.90
Ma Pratique

Ma Pratique

CHF12.90
Pourquoi je crois?

Pourquoi je crois?

CHF14.90
Faq sur l'Islam

Faq sur l’Islam

CHF14.90
Cequi me traverse l'esprit

Cequi me traverse l’esprit

CHF9.90
Ma Famille

Ma Famille

CHF14.90
Porquoi suis-je devenu Musluman - Histoires de conversions

Porquoi suis-je devenu Musluman – Histoires de conversions

CHF9.90
Ma Foi

Ma Foi

CHF13.90
L'Enfant a Travers Les Hadiths

L’Enfant a Travers Les Hadiths

CHF9.90
Un voyage sacre le Pelerinage

Un voyage sacre le Pelerinage

CHF9.90
La plus belle des paroles ce Coran

La plus belle des paroles ce Coran

CHF9.90