Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Të ndryshme

Politika e Ferexhesë

CHF8.90

Një ndër librat më të mirë të shkruar mbi problemin e mbulesës në vendet përendimore. Patjetër duhet ta lexoni, një studim mjaft neutral mbi problemin e muslimanve në përgjithësi dhe të grave muslimane në veqanti.

  • Po shitet shpejtë! 4 persona e kanë shtuar në shportë
  • 3 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Politika e Ferexhesë
Titulli i origjinalit: The Politics of the Veil
Autorë: Joan Wallach Scott
Përkthyes: Klodian Smajlaj
Arti grafik: Luan Matoshi
Korrektor: Olsi Jasexhi
Botues: Jehona Study Center

Një ndër librat më të mirë të shkruar mbi problemin e mbulesës në vendet përendimore. Patjetër duhet ta lexoni, një studim mjaft neutral mbi problemin e muslimanve në përgjithësi dhe të grave muslimane në veqanti.

“E shkëlqyer, e prerë dhe tepër e argumentuar — Analiza e mprehtë e Joan W. Scott vë ne dukje paragjykimet e versioneve reduksioniste franceze të shekullarizmit dhe feminizmit për Islamin dhe muslimanët francezë me origjinë afrikano-veriore dhe arabe. Studimi është i vlefshëm jo vetëm për rastin francez, por hedh dritë edhe mbi përpjekjet e mëdha të bëra nga shtetasit e ish-vendeve të kolonizuara apo të forcës punëtore, ne rrugën e tyre drejt integrimit dhe njohjes se dallimeve. —Abdellah Hammoudi. Unrversrteb Pnnceton

“I argumentuar me shumë kujdes, i thellë dhe human — Libri Politika e Ferexhesë përbën relacionin më të mirë, të bërë mbi krizën e identitetit të Francës, krizë që u sinjalizua nga çështja e famshme e shamive, qysh ne fund të viteve ’80. Kapitulli i fundit, ku flitet për kuptimet simbolike të shamisë/ferexhesë, është shkrimi më origjinal dhe më i shkëlqyer që kam lexuar deri tani mbi këtë temë. Ky është libri i duhur, që shkon përtej veçantisë se fiksimeve franceze dhe e nxit lexuesin të mendojë rreth problemeve më të gjera politike që na interesojnë të gjithëve”. —Talal Asad, autor i librit On Surcrde Bombe

“Scott shqyrton historinë dhe politikën e polemikave për ferexhenë në France dhe shkëput qëndrimet e ndërthurura, duke filluar që me trashëgiminë e racizmit nga e shkuara koloniale. Ajo jep argumente në favor të diskutimit të dallimeve kulturore e fetare dhe jo të mohimit të tyre. Ky libër duhet të lexohet nga të gjithë ata që janë të interesuar për integrimin e muslimanëve në shoqëritë e krishtera perëndimore”. —Beth Baron, autore e librit: Egypt as a Wornam Nationalism, Gendei and Politics

“Ky është një libër aktual dhe i rëndësishëm, që do të sfidojë qëllimet mbizotëruese të përdorura ne debatin e ndalimit të ferexhesë ne shkollat publike nga ana e qeverisë franceze. Nëpërmjet një analize të kujdesshme të diskutimit historik dhe bashkëkohor francez për muslimanët dhe arabët, Scott na ndihmon të kuptojmë se si polemika mbi ferexhenë përbën treguesin e një paradoksi të thellë që nuk i ndahet ideologjisë se Republikanizmit Francez, e cila ka si pjesë thelbësore parimin e laicitetit”. —Saba Mahmood, autore e Iibrit Politics of Piety: The Islamic Revival and dhe Feminist Subject

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.