Personalitetet shqiptare në Kâmûs al-a’lâm

Titulli: Personalitetet shqiptare në Kâmûs al-a’lâm
Titulli i origjinalit: Ch. Samy – Bey Fraschery, Kâmûs al-a’lâm
Autorë: Sami Frashëri
Zgjodhi, përktheu dhe shpjegoi: Mehdi Polisi
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor gjuhësor: Elez Ismaili
Recensentë: Feti Mehdiu, Bahri Aliu
Korrektor: Liljana Meshiq – Jajaga
Dizajni: Suhejb Xhemaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Mbikqyrës i shtypit: Kemail Ismanili
Botues: Sh. B. Logos – A
Shtypi: Focus – Prishtinë

Pasqyrë e personaliteteve shqiptare me ndikim në të kaluarën, të përmendura në enciklopedinë Kamusu’l – A’lam të Sami Frashërit.

Sami Frashëri në Kâmûs al-a’lâm-in e tij ka dhënë shënime biografike edhe për shumë personalitete nga mbarë trojet shqiptare, nga: Elbasani, Korça, Shkodra, Tetova, Prishtina, Prizreni, Peja, Ohri, Manastiri, Shkupi, Ulqini Gjirokastra, Janina etj., shumica e të cilëve për lexuesit shqiptarë, mjerisht, kishin mbetur të panjohur sa duhet. Prandaj, e pamë të udhës që këtë lëndë ta nxjerrim, ta përkthejmë dhe kështu t’ia ofrojmë edhe lexuesit tonë, duke e përgatitur si vepër të veçantë. Përmes kësaj vepre lexuesi shqiptar do të dijë për meritat, rolin dhe aftësitë e bashkëkombësve të tij, respektivisht për shkallën e kulturës kombëtare shqiptare. Në këtë vepër lexuesi shqiptar do të lexojë për Hoxhë Tahsinin, Skenderbeun, Abdyl Frashërin, Ali Pashë Tepelenën, Bushatlinjtë, Dora d’Istrian (Elena Gjikën); përmes kësaj vepre do të dijë se sa kryeministra shqiptarë ka pasur në Perandorinë Osmane dhe kush janë ata; do të dijë se kush ka qenë p.sh. Aqif Mehmed Pashë Tetova; çfarë roli kanë luajtur Qyprilinjtë; kush ka qenë Gjiritli Mustafa Nail Pasha; sa historian i famshëm ka qenë Lutfi Pasha; do të dijë për Mirahor Iliaz beun, stërgjysh (nga nëna) i Sami Frashërit dhe themelues i qytetit të Korçës; do të lexojë për Nesibin; do të mësojë për Sinan Pashën, pushtuesin e Jemenit, i cili ka qenë pesë herë kryeministër (sadriazem) i Perandorisë dhe pesë herë kryekomandant ushtarak; për Mehmed Ali Pashën, reformator i Egjiptit, për Seid Pashën, sipas të cilit e mer emrin qyteti Port Said. Do të mësojë për një varg poetësh shqiptarë të shekullit 15-16; Fevrin, Suzin, Mesihin e Prishtinës, Jahja bej Dukagjinin, Dukagjin-zade Ahmed beun, Muidin etj.

CHF10.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90
Një mundësi e dytë

Një mundësi e dytë

CHF24.90
Hinterlandi i kuq

Hinterlandi i kuq

CHF14.90
Baba i pasur, Baba i varfër - Për adoleshentë

Baba i pasur, Baba i varfër – Për adoleshentë

CHF18.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen