Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit

Titulli: Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit
Autorë: Ilir Ikonomi
Boton: UET Press

“Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” është një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit XX.”

Kam shkruar në parathënien që e hap këtë libër se kemi të bëjmë me një punim që ka vlera të veçanta sa i përket njohjes së figurës së Ismail Qemalit në tërësi, njohjes sidomos të thelbit historik të kësaj figure, që e përbën segmenti Stamboll-Vlorë, në kuptimin metaforik të kësaj fjale”, tha zoti Duka.

Autori Ilir Ikonomi, gazetar i “Zërit të Amerikës”, tha në ceremoni se libri përshkruan vetëm 26 ditë udhëtimi të Ismail Qemalit, deri më 28 nëntor 1912, kur edhe u shpall pavarësia e Shqipërisë.

“Shpallja e pavarësisë nuk shënoi çdo gjë sepse pati edhe punë të mëtejshme për ta ndërtuar atë Shqipëri që Ismail Qemali krijoi. Ky është një udhëtim tepër emblematik për Shqipërinë, është një udhëtim që përmbledh në 26 ditë gjithë atë që bëri më të mirë Ismail Qemali”, tha zoti Ikonomi.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha tha se libri për Ismail Qemalin tregon se si ky diplomat i njohur themeloi shtetin e pavarur shqiptar në kushtet më të vështira historike.

“Libri është një apoteozë e vërtetë për Ismail Qemalin, për burrin që në kushtet më të vështira të ekzistencës sonë, në kushtet kur një perandori ku shqiptarët ishin pjesë e saj rreth 400 500 vjet po shembej, në kushtet kur fqinjët u vërsulën për ta asgjësuar kombin jetim dhe të pambrojtur shqiptar”, tha zoti Berisha.

Libri “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” është një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit të 20, kur lufta botërore ishte në prag dhe kur popujt e vegjël përpiqeshin me të gjitha fuqitë të shpëtonin nga hija e rëndë e shkatërrimit të perandorisë otomane.

CHF24.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90