Nacionalizmi Shqiptar

Titulli: Nacionalizmi Shqiptar
Autorë: Milazim Krasniqi
Boton: Logos – A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktor gjuhësor: Zeqirja Ibrahimi
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Libri i Prof. Dr. Milazim Krasniqit, “Nacionalizmi shqiptar”, i botuar nga shtëpia botuese Logos-A në Shkup , paraqet një studim i cili i ka munguar shumë në gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë libër, prof. Krasniqi trajton nacionalizmin shqiptar i cili ka lindur dhe është konsoliduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe që ka startuar në një nivel solid ideologjik dhe me aftësi të mëdha të mobilizimit nacionalist të elitave shqiptare të kohës, për ta ngritur kombin shqiptar e për të formuar një shtet kombëtar.

Autori përmes këtij studimi, shtjellon në detaje vizionin e nacionalistëve shqiptarë, që e organizuan Lidhjen e Prizrenit dhe traktatet nacionaliste të ideologëve kryesorë, që janë Sami Frashëri dhe Pashko Vasa. Kjo ngjarje e madhe historike dhe këto traktate shprehin aspiratën historike të shqiptarëve, që të jenë pjesë përbërëse e kontinentit në të cilin jetonin, që të ishin në miqësi më fqinjët ballkanik dhe që brenda kombit shqiptar të mbretëronte harmonia, duke eliminuar ndarjet fisnore, rajonale, fetare e klasore. Studiuesi Krasniqi përmes sjelljes së shumë fakteve historike argumenton se Nacionalizmi klasik shqiptar ishte i moderuar dhe human në përmbajtjet e veta ideologjike. Falë këtyre vlerave të mëdha edhe u përshpejtua themelimi i kombit shqiptar, çështja shqiptare u afirmua në arenën ndërkombëtare dhe ndodhi aftësimi i tyre në një rrethim armiqësor ballkanik e evropian. Pareshtur vazhduan përpjekjet e shqiptarëve për identitet kombëtar e për shtet kombëtar. Prof. dr. Milazim Krasniqi në vazhdim të librit argumenton me shumë fakte bindëse se e keqja e “ Nacionalizmit Shqiptar” fillon në dekadën e parë të shekullit XX, aty ku filloi devijimi i lëvizjes kombëtare shqiptare nga programi fillestar nacionalist shqiptar dhe adoptimi i tij në bazë të kalkulimeve të interesave parciale të liderëve të lëvizjes. Afrimi i disa prej tyre me grekët dhe i disa të tjerëve me serbët, solli zhvendosje të madhe në karakterin e lëvizjes.

Luftërat Ballkanike të viteve 1911-1912 shërbyen si katalizatorë për largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani, gjë që nënkuptoi edhe pushtimin e trojeve shqiptare nga fqinjët agresivë ballkanik. Edhe pse, Shqipëria u shpall shtet i pavarur, por nuk u bë i tillë për shumë vite, madje edhe kur u bë, ishte e paaftë që ta mbante në agjendë programin e mëhershëm nacionalist për krijimin e shtetit komb. Kriza më e thellë që ka përjetuar nacionalizmi shqiptar gjatë shekullit XX është veçmas luftimi i tij në periudhën e sundimit komunist, si në Shqipëri ashtu edhe në ish-Jugosllavi.

Por, së fundmi, edhe në dekadën në të cilën po jetojmë dhe jemi dëshmitar, kur realisht po ndodh një shkallë e konsolidimit të shqiptarëve, nuk ka shenja serioze të rikthimit në programin klasik të nacionalizmit shqiptar e as në përshtatjen e tij për rrethanat e sotme gjeopolitike, por edhe brendakombëtare. Në përfundim të këtij studimi, si problematikë serioze në mesin e shumë problematikave tjera të nacionalizmi shqiptar në shekullit XXI studiuesi Krasniqi e argumenton që janë edhe islamofobët të cilët duhet të heqin dorë nga provokimet dhe fyerjet e shfrenuara ndaj fesë islame dhe ndaj muslimanëve shqiptarë, ndërsa shteti ligjor duhet ta ndëshkojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes, ngado që të vijë ajo. Kjo thirrje e studiuesit Milazim Krasniqit është e njëjtë me atë të ideologëve të nacionalizmit klasik shqiptar Pashko Vasa e Sami Frashëri.

Prof. dr. Milazim Krasniqi thekson së “nëse tendenca përçarëse e hakmarrëse frenohet, krijohet mundësia e regjenerimit të nacionalizmit shqiptar në kontekste të reja kulturore e gjeopolitike. Kësaj radhe nacionalizmi shqiptar do të duhej të funksiononte si vlerë e shumëfishtë, kulturore, fetare, humane e qytetëruese, në pajtim me vlerat dhe me zhvillimet në kontinentin tonë dhe përgjithësisht në botën e lirë. Ky libër është një ide dhe platformë shumë e mirë për studiuesit e ri të nacionalizmit modern shqiptar e që është në frymën e përkufizimit të kombit apo nacionalizmit moderne të autorit A. D. Smith i cili thekson: Kombi modern karakterizohet nga shumë elementë: prej sovranitetit, sistemit të ligjeve dhe institucioneve, pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike, kulturës, pjesëmarrjes së kombit në organizma ndërkombëtare. Ky studim akademik për nacionalizimin shqiptar tregon dhe argumenton që ne si shqiptarë më në fund kemi një ideolog të nacionalizmit modern shqiptar e që është në frymën e nacionalizmit klasik shqiptar. Studimi i profesor Krasniqit dëshmon se autori pa dyshim është njëri nga ideologët modern të nacionalizmit shqiptar.

CHF8.90

6 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Vie du Prophéte Muhammad

La Vie du Prophéte Muhammad

CHF19.90
La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
Le Prophete de I'Islam, Muhammad dit...

Le Prophete de I’Islam, Muhammad dit…

CHF14.90
Ma Pratique

Ma Pratique

CHF12.90
Pourquoi je crois?

Pourquoi je crois?

CHF14.90
Faq sur l'Islam

Faq sur l’Islam

CHF14.90
Cequi me traverse l'esprit

Cequi me traverse l’esprit

CHF9.90
Ma Famille

Ma Famille

CHF14.90
Porquoi suis-je devenu Musluman - Histoires de conversions

Porquoi suis-je devenu Musluman – Histoires de conversions

CHF9.90
Ma Foi

Ma Foi

CHF13.90
L'Enfant a Travers Les Hadiths

L’Enfant a Travers Les Hadiths

CHF9.90
Un voyage sacre le Pelerinage

Un voyage sacre le Pelerinage

CHF9.90