Mposhtja e Djallit, sekreti i lirisë dhe suksesit

Titulli: Mposhtja e Djallit, sekreti i lirisë dhe suksesit
Titulli i origjinalit: Outwitting the Devil
Autori: Napoleon Hill
Shqipëroi: Mimoza Thaqi, Avni Thaqi
Lektorimi: Qemal Halili
Redaktimi: Natasha Pepivani, Sevi Lami
Arti grafik: Almir Muharemi, Sebajdin Ademi, Evva Kukaleshi
Fq. 272
Botues: Shtëpia botuese Albas

Tepër joshës, provokues dhe i fuqishëm, libri “Mposhtja e Djallit” na mëson se si të ecim në rrugën drejt suksesit, harmonisë dhe vetëpërmbushjes në momentet kur kaplohemi nga frika dhe pasiguria.

Në vitin 1938, pas publikimit të “Mendo dhe pasurohu”, librit më të shitur të të gjitha kohërave, Napoleon Hilli theu “kodin e djallit”, duke detyruar atë që të rrëfejë sekretet e tij. Fillimisht, dorëshkrimi “Mposhtja e Djallit” ngjalli shumë diskutime. Për këtë arsye ai qëndroi i fshehur për më shumë se 70 vjet.

Tani Sharon Lechter e sjell këtë libër shumë të rëndësishëm për lexuesin bashkëkohor, të pajisur me shënime dhe shpjegime. Duke përdorur aftësitë e tij të mëdha, për të gërmuar thellë, deri te rrënjët, potencialet njerëzore, Hilli përpiqet të na njohë me pengesat më të mëdha me të cilat përballemi për të arritur qëllimet tona personale.

Te këto pengesa ai fut frikën, zvarritjen, zemërimin dhe xhelozinë, si mjete të orkestruara nga vetë djalli. Këto mënyra të fshehura të vetëkontrollit mund të na çojnë në vetëshkatërrim, ndaj Hilli zbulon shtatë parime e suksesit, të cilat na mundësojnë ne të triumfojmë mbi to dhe të shkojmë drejt suksesit.

Komente mbi libri

“Napoleon Hilli është njëri nga mendimtarët amerikanë, i cili vazhdon të ketë ndikim të madh edhe sot. Ky dorëshkrim i pabotuar më parë, i redaktuar dhe pajisur me komente nga Sharon Lechter – i, na zbulon se si frika dhe mungesa e besimit mund të na pengojnë në arritjen e qëllimeve tona. Tregu i lirë mbështet njerëz të besueshëm dhe të guximshëm.” – Steve Forbes, kryeredaktor i revistës “Forbes”

“Kohë perfekte për të pasur në duar një kryevepër të tillë si “Mposhtja e Djallit”! Shënimet e Sharon Lechter – it të sjellin në vëmendje gjenialitetin e së vërtetës dhe na ndihmojnë të mposhtim frikën që na pengon të shkojmë drejt suksesit tonë.” – Harvey Mackay, autor i “New York Times Bestseller” dhe i librit “Swim with the sharks without beng eaten alive”

“Mësimet e Hillit më së shumti i dedikohen mendjes së lexuesit të ditëve të sotme, të cilat kthehen në arka individuale të mbushura me të holla. Në të vërtetë ai shpërndan në të gjithë botën dijet e tij “si të jetosh me parime”.” – Michael Bernard Beckwith, autor i librit “Çlirimit shpirtëror: përmbushja e potencialit të shpirtit tuaj”, i bërë dhe film me titullin “Sekreti”

CHF21.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90