Gomorra, mafia tjetër e Italisë

Titulli: Gomorra, mafia tjetër e Italisë
Autori: Roberto Saviano
Përkthyesi: Etleva Cani Demollari , Alketa Ylli
Redaktor: Sejdin Cekani
Kopertina: Studio grafike Guttenberg
Designer: Vlash Pap
Përpunimi grafik: Greta Konomi
Shtëpia Botuese: Dudaj
Formati: me kapak të hollë
Nr. faqe: 336
Përmasat e librit: 141 x 219 x 22 mm

Udhëtim në perandorine ekonomike dhe në ëndrrën e Kamorrës për të sunduar. Ky udhëtim i jashtëzakonshëm dhe tronditës në botën e Kamorrës fillon dhe mbaron me ndjekjen e ciklit jetësor të mallrave. Mallrat e freskëta të porsalindura, që me forma nga më të ndryshmet, copa plastike, veshje të firmosura, videolojëra, sahatë, mbërrijnë në portin e Napolit dhe, qoftë për t’u mbajtur fshehur apo për t’u magazinuar, derdhen jashtë nga kontejnerët gjigantë për të mësyrë në pallate të zbrazura qëllimisht nga gjithçka, si krijesa barkzbrazëta që nuk kanë brenda asgjë.

Dhe pastaj, mallrat e vdekura, që vijnë nga e gjithë Italia dhe nga gjysma e Europës, në formën e mbetjeve kimike, lëndëve toksike, baltërave, madje edhe në formën e skeleteve njerëzorë, derdhen në mënyrë abuzive nëpër fushat e Kampanias, ku helmojnë, ndër të tjerë, të njëjtët bosë mafiozë që mbi ato troje ndërtojnë shtëpitë e tyre luksoze dhe absurde ndërtesa të stilit rus, hollivudian, katedrale prej çimentoje dhe mermeri të çmuar që nuk shërbejnë vetëm për të provuar nivelin e pushtetit të arritur, por edhe dëshmojnë për utopi të përçartura, shtysa drejt shpresës për ndryshim, për prirje apokaliptike të errëta.Kjo është sot Kamorra; madje, e thënë ndryshe, Sistemi, ngaqë fjalën kamorrë askush nuk e përdor më: nga njëra anë, një organizatë biznesi me degëzime befasuese në të gjithë planetin dhe një zonë gri, gjithmonë e më e madhe, në të cilën duhet vërtet guxim për të dalluar sa pasuri është prodhuar me gjak e sa me operacione financiare.

Nga ana tjetër, një dukuri kriminale që pëson ndikim të fuqishëm nga shfaqjet dhe bota mediatike, që i bën bosët mafiozë të gjejnë frymëzim në veshjet dhe qëndrimet e yjeve të kinematografisë, në krijesa të fantazisë së tyre, që nga gangsterët e Tarantinos e deri në fanepsjet e çuditshme të Korbit, interpretuar nga Brandon Lee.

Figura të tilla, si Gennarino McKay, Sandokan Schiavone, Bufalaqi i Mesnatës, Çiruzo milioneri, po të mos kishin shkaktuar dhjetëra vrasje, mund të ngjanin në gjithçka me personazhet e sajuara nga një skenarist me fantazi të gjallë.nnNë këtë libër tërheqës dhe të dokumentuar deri në detaje, Roberto Saviano ka sjellë si logjikën sypatrembur ekonomiko-financiare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolit dhe Caserta-s, që nga Secondigliano e deri në Casal di Principe, ashtu dhe fantazinë e ndezur, që logjikës së biznesit i bashkëngjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatë Mesjetës në Japoni.

Kemi kështu një libër të pazakontë dhe të fuqishëm, plot pasion e dhunë, por në të njëjtën kohë objektiv dhe shpresëplotë, i pasur me kërkime e letërsi, mbushur me tmerre po aq sa edhe me magjepsje që s’të lënë të qetë; një libër, autori i të cilit, në moshë aq të re, lindur e rritur në viset më të errëta të Kamorrës, gjendet gjithmonë i përfshirë në vetën e parë. Janë faqe që e kapin lexuesin për fyti dhe e tërheqin gati zvarrë në humnera ku vërtet asnjë lloj përfytyrimi nuk kishte qenë në gjendje të arrinte.

CHF19.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Za'ar, 100ml

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Alara, 100ml

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF29.90
Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF9.90
Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF39.90
Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF9.90
Mjaltë Kudret Nari, 210gr

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF19.90
Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen