Gjermanishtja flet Shqip – motivime etimologjike

Titulli: Gjermanishtja flet Shqip – motivime etimologjike
Autor: Butrint Balaj
Kopertina: Gëzim M. Nishore, studioja grafike ‘‘Lapsi‘‘ – Prizren
Sponzorët: Klajdi Malo, Olsi Çulaj
Botuesi: Siprint – Prizren

Tema për gjuhën shqipe dhe njëkohësisht ndërthurja e saj me simbolin jo medoemos lidhet me aspektin e teorisë së komunikimit, por ajo shkon më tutje, si një diçka e re, si një stad për të cilën gjuhësia ia ka nevojën. Kjo është etimologjia dhe procesi i pashmangshëm motivues për të njohur fjalën, rrjedhimisht për të njohur gjuhën. Fjala gjatë krijimit dhe rrugëtimit të vet nëpër kohë përveçse ka një histori ajo ka edhe një vlerë funksionale për të cilën do të diskutojmë.

Në kreun e parë do të jepen informacione të përgjithshme që lidhen me natyrën e shqipes si gjuhë me reflekse krijuese, një vështrim të shkurtër mbi gjermanët e gjermanishten dhe lidhja me shqiptarët dhe shqipen, pastaj një sinops të veprës së JR Xylander-it etj. Kreu i dytë i rezervohet një trajtimi teorik të shkurtër të simbolit gjuhësor (morfemës embrionale, baza e ndërtimit të fjalës), metodës dhe parimet e teorisë e cila na mundëson t’i kuptojmë këto reflekse krijuese (përmes motivimit etimologjik). Në fund, në kreun III do të diskutojmë shkurtimisht mbi pikëtakimet e paskajores së dialektit të gegërishtes verilindore dhe të gjermanishtes standarde (hochdeutsch), si dhe në fund shembujt argumentues mbi reflekset krijuese të shqipes, të ndërkallura në leksemat e gjermanishtes (por jo vetëm).

Lidhja mes shqipes dhe gjermanishtes dhe interesimi i mëhershëm e i vazhdueshëm i studiuesve gjermanë nuk është i rastësishëm. Shqipja si gjuhë i.e u ka shkaktuar jo me pahir kokëdhembje linguistëve anë e mbanë këtij planeti. Ajo është konsideruar sa e afërt aq edhe e largët, sa e re aq e vjetër. Kështu, nisur nga interesi dhe profecia e Gottfried W. Leibniz, pastaj duke vazhduar me J. Thunmann-it, J.R Xylander-it e Friedrich Max Müller, J.G fon Hahn-it etj, të cilët dhanë një kontribut për ndriçimin e fakteve shumë të rëndësishme për lashtësinë e gjuhës shqipe, porse ata nuk i thanë të gjitha sa kishte shqipja.

CHF19.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90
Një mundësi e dytë

Një mundësi e dytë

CHF24.90
Hinterlandi i kuq

Hinterlandi i kuq

CHF14.90
Baba i pasur, Baba i varfër - Për adoleshentë

Baba i pasur, Baba i varfër – Për adoleshentë

CHF18.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen