Gjenikonomia, Një ekonomist dinak na shpalos anën e fshehtë të gjithçkaje

Titulli: Gjenikonomia, Një ekonomist dinak na shpalos anën e fshehtë të gjithçkaje
Origjinali: Freakonomics
Autori: Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner
Shqipëroi: Vladimir Banushi
Përgaditja estetike e librit: You Name it
Shtypur në shtypshkronjën: vi-print.com
Botimet: Shtëpia botuese Pema

Ky libër pati thyer rekordet e shitjes duke qëndruar për javë të tëra në krye të toplistave të librave më të shitur, me mbi shtatë milionë kopje të shitura. Arsyeja: shpjegon fenomenet ekonomike e shoqërore sa informueshëm po aq jokonvencionalisht e zbavitshëm.

Në këndvështrimin e Levitt – it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan kaq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë?

A është më e rrezikshme një armë zjarri apo një pishinë? Cila ishte arsyeja e vërtetë e rënies së kriminalitetit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit? A përpiqen agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme me mish e me shpirt për të mirën e klientit? Pse prindërit me ngjyrë u vënë fëmijëve emra që mund t’ua pengojnë përparimin në karrierë?

A mashtrojnë mësuesit e shkollave për të kapur standarde të larta në provime? A është i korruptuar sporti i mundjes Sumo? Shumë njerëz – përfshirë edhe një numër të madh kolegësh të tij – mund të mos e klasifikojnë veprën e Levitt – it si ekonomi e mirëfilltë.

Ai ka arritur ta thjeshtojë këtë shkencë të ngatërruar në qëllimin e saj thelbësor: të shpjegojë se si njerëzit e arrijnë atë që duan. Ndryshe nga shumica e akademikëve, ai nuk ka frikë të mbështetet në vëzhgimet e nxitura nga kureshtja vetjake. Po ashtu ai nuk frikë nga tregimet dhe historitë gazmore (edhe pse u trembet përllogaritjeve matematike).

Ai vë në plan të parë intuitën. Gërmon në një grumbull të dhënash dhe nxjerr që andej një histori që s’ia kishte zënë syri askujt. Ai gjen një mënyrë për të matur dukuri që ekonomistë veteranë i kishin shpallur si të papërcaktueshme. Interesi i tij kryesor, edhe pse ai thotë se kurrë nuk është marrë vetë me to – është mashtrimi, korrupsioni dhe krimi.

CHF19.90

6 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Vie du Prophéte Muhammad

La Vie du Prophéte Muhammad

CHF19.90
La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
Le Prophete de I'Islam, Muhammad dit...

Le Prophete de I’Islam, Muhammad dit…

CHF14.90
Ma Pratique

Ma Pratique

CHF12.90
Pourquoi je crois?

Pourquoi je crois?

CHF14.90
Faq sur l'Islam

Faq sur l’Islam

CHF14.90
Cequi me traverse l'esprit

Cequi me traverse l’esprit

CHF9.90
Ma Famille

Ma Famille

CHF14.90
Porquoi suis-je devenu Musluman - Histoires de conversions

Porquoi suis-je devenu Musluman – Histoires de conversions

CHF9.90
Ma Foi

Ma Foi

CHF13.90
L'Enfant a Travers Les Hadiths

L’Enfant a Travers Les Hadiths

CHF9.90
Un voyage sacre le Pelerinage

Un voyage sacre le Pelerinage

CHF9.90