Flakërime dashurie

Titulli: Flakërime dashurie
Autorë: Xhelal ed-Din Rumi
Përzgjodhi, shqipëroi dhe prezentuar nga Edin Lohja
Redaktoi: Ornela Ademovi
Shtypi: Vi-Print.com
Botues: Sh. B. Pema

Për herë të parë vjen një përmbledhje e plotë në shqip e mençurisë poetike të Rumit. Poezia ime është si bukë Egjipti; po kaloi nata nuk hahet dot më. Haje taze, para se pluhuri ta zërë! Vendin e ka në tropikët e vetëdijes, por në këtë botë nga të ftohtit vdes. Si peshku plandoset përdhe një çast për tu bërë tërësisht pa jetë më pas. Nëse e ha duke pandehur për taze do të pikturosh shëmbëlltyra fantazi. Përfytyrimin tënd do kesh përpirë, dhe jo këto fjalë të moçme o njeri.

Nëse raftin tuaj e pasuroni me librin “Flakërim dashurie” do të keni mundësi të shfletoni disa poezi që botohen për herë të parë në gjuhën shqipe. Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Kjo përmbledhje përfshin dhjetëra poezi të poetit Rumi, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Në parathënie të librit përkthyesi Edin Q. Lohja shkruan se Rumi ka gjetur sukses tejembanë, sepse mesazhi i tij i tejkalon kufizimet e gjuhës. Sipas tij, Rumi ka diçka të rëndësishme për të thënë dhe e thotë në një mënyrë që nuk kushtëzohet nga finesat e persishtes ose të kulturës që ajo përcjell. “Çfarë e bën unike shprehjen e këtij mesazhi universal nga Rumi është direktshmëria shtangëse dhe aftësia marramendëse e tij për të përdorur figuracion letrar të nxjerrë nga jeta e përditshme, duke dëftuar mjeshtërisht se pas çdo lloji të mundur përvoje njerëzore ka një derë tek e padukshmja”, shkruan Lohja.

Rikujtojmë se Rumi ka lindur në Vahsh të Krahinës së Balhut (Persi) më 1207. Rumi ka thurur mbi 3200 gazale (poezi dashurie), shumë prej të cilave i ka nënshkruar me emrin e Shemsit, çka shpjegon titullin e përmbledhjes së tij të gazaleve dhe vargjeve të përziera, “Divani i Shems-i Tabrizi”, me 40 mijë dyvargësha të përshkruar nga ndjesia e dehjes shpirtërore prej dashurisë ekstatike. E gjithë krijimtari e Rumit është e destinuar t’i bindë njerëzit se dashuria mund të bëjë mrekulli. Prej poezive të tij janë nxjerrë në gjuhë të ndryshme të botës disa mesazhe që transmetohen si “këshilla për jetën” dhe përcillen si porosi autentike për një jetë më të dashur, të bukur e kuptimplotë.

CHF19.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90
Një mundësi e dytë

Një mundësi e dytë

CHF24.90
Hinterlandi i kuq

Hinterlandi i kuq

CHF14.90
Baba i pasur, Baba i varfër - Për adoleshentë

Baba i pasur, Baba i varfër – Për adoleshentë

CHF18.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen