Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Të ndryshme

Fjalori Pedagogjik

CHF13.90

Sado mirë ta kemi përvetësuar një gjuhë të huaj, kur flasim, veçanërisht kur lexojmë, gjithnjë kemi nevojë dhe shfletojmë fjalorin për të gjetur ngjyresën e fjalës që nuk na shkon në atë kontekst. E njëjta dukuri ndeshet edhe te njerëzit e letrave që, herë pas here, hapin Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe për të shmangur mosnjohjen, ose dyshimin, lidhur me domethënien e fjalës që u intereson.

Nuk ka stok

Përshkrimi

Titulli: Fjalori Pedagogjik
Autor: Dr. Xhevdet ZEKAJ, Prof.Dr. Kozma GRILLO
Redaktor shkencor: Prof.Dr. Kozma GRILLO, Prof. Dr. Vilson KURI
Redaktore letrare: Eriselda VRAPI

Sado mirë ta kemi përvetësuar një gjuhë të huaj, kur flasim, veçanërisht kur lexojmë, gjithnjë kemi nevojë dhe shfletojmë fjalorin për të gjetur ngjyresën e fjalës që nuk na shkon në atë kontekst. E njëjta dukuri ndeshet edhe te njerëzit e letrave që, herë pas here, hapin Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe për të shmangur mosnjohjen, ose dyshimin, lidhur me domethënien e fjalës që u intereson.

Për më tepër, nuk ka asnjë akademik në këtë planet, profesor apo doktor i shkencave, që në tavolinën e tij të punës nuk ka të paktën dy fjalorë të fushës së veprimtarisë së tij. E shfrytëzon fjalorin për të freskuar njohuritë për këtë apo atë nocion, duke mos rrënuar në kujtesën e tij. Edhe ajo ka nevojë të pushojë.

Pavarësisht nga pamja e jashtme, ne nuk po i bëjmë publicitet krijimit tonë, nuk po u joshim ta merrni dhe ta lexoni atë. Për
t’u bindur në sinqeritetin tonë, shtojmë se, në vendin tonë, fjalorin e parë me të njëjtën temë e ka botuar në vitet 80 studiuesi Shefik Osmani. Koha dikton ligjet e veta të pashkruara. Në këtë botim një vend të konsiderueshëm zënë shumë nocione që 30 vite më parë as që mund të përfytyroheshin. Përmendim midis tyre: Pluralizëm, deideologjizim, të drejtat e njeriut, kurrikulë, Karta e Bolonjës, marketing, konsensus, internet etj.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.