Enver Hoxha, e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën

Titulli: Enver Hoxha, e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën
Autori: Blendi Fevziu
Redaktor : Aurel Plasari
Art grafik : Blerim Bytyçi
Shtëpia botuese: UET Press

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t’i transformuar ngjarjet, për t’i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t’ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas.

Pas viteve 90′, dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi.

Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një.

CHF18.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90