Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Të ndryshme

Blink – Fuqia e të menduarit pa u menduar

CHF19.90

Te libri “Blink” Malcolm Gladwell revolucionarizon një mënyrë të re të të menduari dhe të vepruari, duke analizuar mënyrën sesi ta kuptojmë botën tonë të brendshme përmes njohjes në çastin e parë.

  • Po shitet shpejtë! 2 persona e kanë shtuar në shportë
  • 4 persona duke parë produktin tani

Vetëm 1 copë në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Blink – Fuqia e të menduarit pa u menduar
Titulli i origjinalit: Blink – The power of thinking without thinking
Autor: Malcolm Gladwell
Përkthyesi: Lira Sejdini
Përgaditja estetike: You Name It
Shtypi: Shtypshkronja Vi-print
Botues: Shtëpia Botuese PEMA

Te libri “Blink” Malcolm Gladwell revolucionarizon një mënyrë të re të të menduari dhe të vepruari, duke analizuar mënyrën sesi ta kuptojmë botën tonë të brendshme përmes njohjes në çastin e parë.

Në bestsellerin e tij të shquar “Pika e kthesës” Malcolm Gladwell ripërcaktoi sesi ta kuptojmë botën përreth nesh. Tani, tek vepra Blink, ai revolucionon mënyrën se si ta kuptojmë botën e brendshme. Blink është një libër për mënyrën se si të mendojmë pa menduar, për zgjedhjet që duhen të bëhen në një çast – në reagimin ndaj situatave që pandodhura më parë – që në të vërtetë nuk janë aq të thjeshta sa duket. Përse disa njerëz marrin vendime të shkëlqyera, ndërsa të tjerët janë të paaftë përherë? Pse disa njerëz ndjekin instinktet e tyre dhe fitojnë, ndërsa të tjerët përfundojnë duke u ngatërruar në gabime? Si funksionon vërtet trurit ynë – në zyrë, në klasë, në kuzhinë dhe në dhomën gjumi? Dhe pse janë vendimet më të mira shpesh ato që janë të pamundura t’iu shpjegohen të tjerëve?

Tek “Blink” takojmë psikologun që ka mësuar të parashikojë nëse një martesë do të zgjasë, bazuar në disa minuta vëzhgimi të mënyrës sesi komunikon një çift; trajneri i tenisit i cili e di se kur një lojtar do të dyfishojë gabimin para se raketa të bjerë kontakt me topin; ekspertët e objekteve antike ti njohin ato kur janë të rreme vetem me një shikim. Këtu, gjithashtu, sillen edhe dështimet e mëdha të “injorimit” të kësaj mënyre të të menduari: zgjedhja e Warren Harding; “New Coke”; dhe të shtënat e e policisë ndaj Amadou Diallo, të cilin e vranë padrejtësisht sepse nuk analizuan si duhet çastin e parë të kontaktit me të.

Blink zbulon se vendimmarrësit e mëdhenj nuk janë ata që përpunojnë informacione më së shumti, por ata që kanë instinkt dhe intuitë të zhvilluar. Të gjithë këtë teknikë të menduari e gjeni në një libër që vjen përmes shembujsh dhe analizash të shumta, të trajtuara përmes metodash psikologjike nga autori.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.