Shkolla

 

Titulli: Shkolla
Autor: Halit Haliti
Redaktor gjuhësor: Meriton Salihu
Redaktor letrar: Ilmi Rexhepi
Kopertina: Xheneta Jetishi
Paraqitja grafike: Xheneta Jetishi
Formati: B5
Botues: Shkrola

Ky libër flet për një realitet kohor e letrar, që ndryshe i përket gjinisë së prozës, ku brenda veprës së autorit ka kujtime të pastërta e të rralla të një kohe të përjetuar. Autori nuk i është përmbajtur teorisë së gjinisë letrare. Pra, ai ka dashur t’i përjetësojë të afërmt e tij, duke shkruar për gjyshin dhe për të afërmit tjerë. Ma vonë, këtë brumë e ka kthyer në roman historik, pra në kujtime të drejtpërdrejta që afrohen me ngjarjet e ndonjë kronike letrare. Vlerat tjera estetike duken përmes gjuhës dhe të folmes së asaj kohe. Këtu ka ngjarje të interesante dhe të drejtpërdrejta. Mandej vërehet qartë liria e mendimit dhe e shprehjes. Këtu mbisundon bota e një kohe, e cila është e veçantë me të gjitha kahjet e jetës. Por, aty ka edhe botë njohëse me diskursin fetar”.

Libri ndahet në tri pjesë, të cilat bartin karakteristika të kryeprotagonistëve të veprës. Në pjesën e parë me titull “Kujtime”, autori ka përshkruar pjesë nga tradita e vendlindjes së tij.

Në pjesën e dytë libri ka titullin “Shkolla po ndërtohet”, ku këtu autori ka paraqitur realitetin ëndërrimtar për hapjen e shkollës dhe dëshirën e një njeriu që ka pasur etje e vullnet për të konkretizuar ëndrrën e tij në jetë.

Në pjesën e tretë, që ka titullin “Shkolla po hapet”, autori përmenden dy protagonistët, të cilët bartin të gjitha dëshirat për të realizuar projektin e vështirë, njëri si fëmijë që ka përkrahur gjithnjë ndërtuesin e shkollës dhe, tjetri arkitektin, sakrifikues në ngritjen e mureve të shkollës. Pra, ngjarja në libër zhvillohet bashkë me rritjen e një adoleshenti kurioz e kërkues i vazhdueshëm për hapjen e shkollës.

Me një fjalë, libri mund të quhet libri i kronikave të kohës dhe individit. Në brendësi ka shumë pjesë të rrëfyera për këto treva shqiptare, nëpër të cilat ka kaluar fati i popullatës së këtyre njerëzve të nëpërkëmbur nga pushtuesit. Vepra paraqet aktualitetin e një periudhe historike, ku njerëzit e kësaj ane kanë pësuar rëndë, sidomos në masakrën e Karadakut, ku luftëtarët për liri i quajtën tradhtarë, e ata që masakruan, u thanë çlirimtarë! Kjo është një histori e gjallë e një kohe që nuk harrohet dot…” Pra, vepra në vete ngërthen një histori me dhembje. Dhe, s’ka vend në Kosovë ku s’ka pasur masakër, si ka ngjarë masakra në Iseukaj të Karadakut.

CHF14.90

6 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kalendari - Takvimi 2026, gratis

Kalendari – Takvimi 2026, gratis

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

Mjaltë Manuka nga Zelanda e Re MGO 514+, 15+

CHF69.90
Parfum Man Mission No.3, 100ml

Parfum Man Mission No.3, 100ml

CHF29.90
Parfumi Night De Club Man, 100ml

Parfumi Night De Club Man, 100ml

CHF29.90
Parfum Interedit, 100ml

Parfum Interedit, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission No.2, 100ml

Parfum Man Mission No.2, 100ml

CHF29.90
Parfum Pretty Pink, 50ml

Parfum Pretty Pink, 50ml

CHF19.90
Parfum Aqeeq, 100ml

Parfum Aqeeq, 100ml

CHF29.90
Parfum Attitude Blue, 100ml

Parfum Attitude Blue, 100ml

CHF29.90
Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90
Parfum La Ocean, 100ml

Parfum La Ocean, 100ml

CHF29.90
Parfum Her Way, 100ml

Parfum Her Way, 100ml

CHF29.90