Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Libra Roman

Rrethimi

CHF14.90

Në parathënie, autori shkruan: “Ka qenë një fotografi, asgjë më shumë, thjesht një fotografi, e cila më futi në udhën e këtij libri. Natyrisht, mendja ime punon ndryshe, nuk rri dot e qetë pa bërë trillimet e saj, prandaj sajoi një histori krejt tjetër brenda këtij rrethimi të tmerrshëm.

  • Po shitet shpejtë! 3 persona e kanë shtuar në shportë
  • 7 persona duke parë produktin tani

Vetëm 2 copë në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: Rrethimi
Autor: Tom Kuka
Botoi: Shtepia Botuese Pegi
Faqe: 206
ISBN: 9789928371379

Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i tërë është zënë në grackë. Kush është brenda rrethimit, jeton nën rrebeshin e bombardimeve, të zisë së urisë dhe ngricës që s’ka zjarr ta shkrijë. Mbijetesa duket si mallkim, vdekja si shpëtim. Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij. Trina do të ngrijë në pllakën e gurit që t’i shpëtojë besës. Një zë që qan nga gurët e kështjellës do të mallkojë fjalën e dhënë, gjë që e lë pa gjumë Esat Pashën, ndërsa Hasan Rizaja me murgun erëmirë kanë për ta treguar me gisht. Osja i Falltores do t’i shohë të gjitha, ndonëse i ndryrë brenda mureve të vetmisë. Në gjithë këtë lëmsh, endet Çerçiz Topulli në kërkim të armikut, pavarësisht se përballë i del veç i premtuari. Një rrëfim epik për qëndresën e një kombi përmes triumfit të dashurisë.

Në parathënie, autori shkruan: “Ka qenë një fotografi, asgjë më shumë, thjesht një fotografi, e cila më futi në udhën e këtij libri. Ca vjet më parë, krejt rastësisht, falë atyre lundrimeve të kota në internet hasa në foton “Gjon Pali dhe e bija” të Kolë Macës. Vëzhgimi i kësaj skene nuk di pse më shkaktoi njëfarë pështjellimi që përzihej me mahnitjen. Ka qenë ky çast i mbramë që e troshiti aq fort kërshërinë time. […] E pashë veten si Kolë Maca i atij moti të zi që nuk zgjodhi ta shkruante kronikën e qytetit, por ta fotografonte. Natyrisht, mendja ime punon ndryshe, nuk rri dot e qetë pa bërë trillimet e saj, prandaj sajoi një histori krejt tjetër brenda këtij rrethimi të tmerrshëm.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.