Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Libra › Roman

Pa zemër në kraharor

CHF7.90

Pa zemër në kraharor është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore.

 

  • Po shitet shpejtë! 2 persona e kanë shtuar në shportë
  • 9 persona duke parë produktin tani

Vetëm 2 copë në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Pa zemër në kraharor
Origjinali: Pa zemër në kraharor
Gjinia: Novelë
Autori: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 64
Pesha: 0.136 kg.
ISBN: 978-9928-226-02-0

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.

Bukuroshja, që kthehet paskëtaj në mohuesen e përbetuar të dashurisë, shndërrohet në një përbindësh joshjeje dhe erotizmi. Arrin gjer të bëjë skllav të sensualitetit të parezistueshëm që mishëron, të fejuarin e motrës së saj të vetme.

Me këtë të fundit, si dy moralshkelës, arratisen për në Ciudad de Mexico. Në një ditë të jashtëzakonshme, siç është Dita e të Vdekurve në Meksikë, jeta e saj merr një drejtim krejt të papritur: njeh një dashuri që shkon përtej vdekjes, dhe i blatohet Erosit të aztekëve të lashtë.

Pa zemër në kraharor është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore.

Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike, nga shpirtrat e gjithë të vdekurve të mirëpritur në sofrën mistike tradicionale të Meksikës së lashtë dhe të re, nga surrealizmi i Frida Kalhos dhe Dalisë, nga letërsia e Carlos Fuentes – it, nga perënditë e aztekëve të lashtë dhe piramidat e qytetit të Zotave, Teotihuacan – it.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.