Akti krijues – një mënyrë e të qenit

Libri: Akti krijues – një mënyrë e të qenit
Autor: Rick Rubin
Perktheu: Enes Lekiqi
Redaktore: Artemisa Bushi
ISBN: 9789928341815
Shtepia Botuese: Botart

Ata që nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojnë ta quajnë veten artistë. Ata mund ta perceptojnë krijimtarinë si diçka të jashtëzakonshme ose përtej mundësive të tyre. Një thirrje për të gjithë ata pak njerëz që janë lindur me këto dhunti.

Për fat të mirë, kjo nuk qëndron.

Krijimtaria nuk është aftësi e rrallë. Nuk është e vështirë për t’u qasur. Krijimtaria është aspekti themelor i të qenit njeri. Është e drejtë e fituar nga lindja dhe është për të gjithë ne.

Krijimtaria nuk lidhet ekskluzivisht me të bërit art. Të gjithë ne merremi çdo ditë me këtë akt.

Të krijosh art është të sjellësh në jetë diçka që nuk ndodhej më parë. Mbase një bisedë, zgjidhja e një problemi, një letër për mikun, t’u ndryshosh vendet mobiljeve në dhomë, një rrugë e re drejt shtëpisë për të shmangur rrëmujën në trafik.

Ajo çfarë bën nuk ka nevojë të dëshmohet, dokumentohet, shitet a mbyllet në qelq që të jetë vepër arti. Përmes gjendjes së zakontë të të qenit, ne jemi tashmë krijues në mënyrën më të thellë, duke krijuar përvojën e realitetit dhe duke ndërtuar botën që perceptojmë.

Në çdo çast zhytemi në një fushë materiesh të pandryshueshme prej së cilës shqisat tona mbledhin copëza informacioni. Universi i jashtëm që perceptojmë nuk ekziston si i tillë. Përmes një sërë reaksionesh elektrike dhe kimike krijojmë nga brenda një realitet. Krijojmë pyje dhe oqeane, të nxehtët dhe të ftohtët. Lexojmë fjalë, dëgjojmë zëra dhe formojmë interpretime. Pastaj, sakaq, krijojmë një përgjigje. Të gjitha këto në një botë të krijimit tonë vetjak.

Pa marrë parasysh nëse formalisht po krijojmë ose nuk po krijojmë art, të gjithë jetojmë si artistë…

CHF24.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Komplet për fëmijë me 10 libra
Nuk ka stok

Komplet për fëmijë me 10 libra

CHF29.90
Kujtimet luajnë me mua

Kujtimet luajnë me mua

CHF7.90
Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe kisha ortodokse Serbe

Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe kisha ortodokse Serbe

CHF4.90
Inteligjenca emocionale

Inteligjenca emocionale

CHF21.90
Ikigai, Sekretet japoneze për një jetë të gjatë e të lumtur
Nuk ka stok

Ikigai, Sekretet japoneze për një jetë të gjatë e të lumtur

CHF16.90
Kronikë kohe 11 - Spektri partiak, PS trashëgimtare testamentare e Partisë së Punës

Kronikë kohe 11 – Spektri partiak, PS trashëgimtare testamentare e Partisë së Punës

CHF24.90
Pasqyra estetike e traditës perenniale

Pasqyra estetike e traditës perenniale

CHF6.90
Britania dhe çështja shqiptare - gjatë rënies së perandorisë ootomane 1876-1914

Britania dhe çështja shqiptare – gjatë rënies së perandorisë ootomane 1876-1914

CHF19.90
Udhëzimi hyjnor

Udhëzimi hyjnor

CHF4.90
Hazreti Muhamed Mustafa s.a.v.s. - 2 ( Periudha e Medinës )

Hazreti Muhamed Mustafa s.a.v.s. – 2 ( Periudha e Medinës )

CHF19.90
Një baba e gjysmë

Një baba e gjysmë

CHF7.90
Shqipëria Pasosmane (1912-1920)

Shqipëria Pasosmane (1912-1920)

CHF29.90