Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e kulturore të Shqiptarëve - Shkup › Libra

Shkrime historike

CHF12.90

Ali Vishko nga vitet 50 të shek. XX e derisa i mbylli sytë, 12 qershor 2009, krahas punës së tij prej mësuesi, profesori e pedagogu, me tërë qënien e tij iu përkushtua punës kërkimore – shkencore për studimin e të kaluarës sonë nga parahistoria (epoka e bashkësisë primitive) e deri në ditët tona.

  • Po shitet shpejtë! 3 persona e kanë shtuar në shportë
  • 7 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: Shkrime historike
Autor: Ali Vishko
Redaktor: Nebi Dervishi
Recensente: Skender Asani dhe Besnik Rameti
ISBN: 9786084897248
Botoi: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup

Ali Vishko nga vitet 50 të shek. XX e derisa i mbylli sytë, 12 qershor 2009, krahas punës së tij prej mësuesi, profesori e pedagogu, me tërë qënien e tij iu përkushtua punës kërkimore – shkencore për studimin e të kaluarës sonë nga parahistoria (epoka e bashkësisë primitive) e deri në ditët tona.

Po të ndiqet me kujdes veprimtaria e tij në këtë fushë, mund të vërehët se ai gjatë gjithë kësaj periudhe ia doli të arrijë rezultate gjithnjë të mira, t’i thellojë e ti zgjerojë njohuritë në kërkimin dhe ndriqimin e të vërtetës në historinë tonë. Kontributi dhe vendi i tij në historiografinë tonë të trevave lindore shqiptare dhe më gjerë është e një rëndësie jo të vogël, për çka flasin veprat e tij, si: “Manastiri me rrethinë në gjysmën e dytë të shek. XIX”, ,”Teqeja e Tetovës dhe veprimtaria në të në periudhën e kaluar”, “Historia e kohës së vjetër”, “Letërsia e kohës ilire, Shën Hieronimi”, “Kryengritja shqiptare e vitit 1910”, “Kryengritja e Dervish Carës”, “Veprimtaria e Deroish Himës”, , “Kryengritja shqiptare e vitit 1913 në shtypin e huaj”, “Iliria dhe llirët e jugut në të dhënat antike dhe studimet bashkëkohore” etj., të cilat kanë lënë gjurmë në historiografinë tonë kombëtare. Shkrimet e këtij vëllimi të botuar në këtë përmbledhje, janë vetëm një pjesë e punimeve të përzgjedhura nga kontributi që ka dhënë prof. dr. Ali Vishko, të botuar nëpër revista shkencore, gazeta ose edhe që nuk janë të botuara ose për herë të parë e shohin dritën e botimit.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.