Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e kulturore të Shqiptarëve - Shkup › Libra

Fjalor i termave dhe nocioneve linguistike

CHF19.90

Korpusi i këtij Fjalori përmban mbi 666 terma, nocione dhe konceptime linguistike themelore të fushës së gjuhësisë: të fonetikës, morfologjisë, leksi-kologjisë, sintaksës, sociolinguistikës, etnolinguistikës, gjuhësisë së përgjithshme, semiologjisë, komunikimit etj. Në këtë fjalor janë përfshirë terma dhe nocione të përgjithshme të gjuhësisë, si dhe mjaft terma të rinj të krijuar dhe të vënë në qarkullim në gjuhësi kohët e fundit, të cilët nuk figurojnë në manuale linguistike fjalorësh.

  • Po shitet shpejtë! 3 persona e kanë shtuar në shportë
  • 7 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: Fjalor i termave dhe nocioneve linguistike
Autor: Qemal Murati
Recensent: Kujtim Kapllani dhe Rami Memushaj
Botoi: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup
ISBN: 9786084653578

Korpusi i këtij Fjalori përmban mbi 666 terma, nocione dhe konceptime linguistike themelore të fushës së gjuhësisë: të fonetikës, morfologjisë, leksi-kologjisë, sintaksës, sociolinguistikës, etnolinguistikës, gjuhësisë së përgjithshme, semiologjisë, komunikimit etj. Në këtë fjalor janë përfshirë terma dhe nocione të përgjithshme të gjuhësisë, si dhe mjaft terma të rinj të krijuar dhe të vënë në qarkullim në gjuhësi kohët e fundit, të cilët nuk figurojnë në manuale linguistike fjalorësh. Fjalori përfshin terma dhe nocione të reja linguistike, si: blende, etnografia e komunikimit, idiomë e kulturës, medialekt, situatë gjuhësore, kosovarishte, kosovarizëm, evropeizëm, si dhe terma të linguistikes klasike: kentum, satem, metafoni, apofoni, rotacizëm.

Për të qenë ky fjalor sa më i plotë e giithëpërfshirës, janë përfshirë këtu dhe emërtime dhe nocione që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe dialektet e saj në faza të ndryshme të zhvillimit të kësaj gjuhe, si: protoshqipja, ilirishtja, shqipja e lashtë, shqipja e mesme, shqipja moderne, shqipja standarde, shqipja popullore, çamërishtja, toskërishtja, gegërishtja; terma dhe koncepcione që lidhen me emrin dhe botën studimore të kësaj gjuhe (albanistikë, albanolog, albanologji, albanishtja, albanizëm, albanikanizëm), gjuhë e dialekte të Ballkanit me të cilat shqipja ka pasur kontakte dhe të marrë e të dhënë (pellazgjishtja, trakishtja, greqishtja, sllavishtja e vjetër, maqedonishtja, maqedonishtja, bullgarishtja, serbishtja, arumanishtja, atikishtja, romishtja, sefardishtja, osmanishtja), dhe familja gjuhësore indoevropiane.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.