Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e kulturore të Shqiptarëve - Shkup › Libra

Dega e Shkupit e Lidhjes së Prizrenit dhe Jashar bej Shkupi (përmbledhje me dokumente)

CHF14.90

Eshtë nderë i madh për të gjithë ne, që nëpërmjet këtij libri me dokumente po shtjellojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit historik, piemontin e shqiptarizmës, për të kujtuar 100 vjetorin e vdekjes së Jashar Bej Shkupit, kryetarin e Degës së Lidhjës së Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit.

  • Po shitet shpejtë! 2 persona e kanë shtuar në shportë
  • 5 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: Dega e Shkupit e Lidhjes së Prizrenit dhe Jashar bej Shkupi (përmbledhje me dokumente)
Autor: Skender Asani
Recensent: Naim Halimi dhe Besnik Emini
ISBN: 9786084653837
Botoi: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup

Eshtë nderë i madh për të gjithë ne, që nëpërmjet këtij libri me dokumente po shtjellojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit historik, piemontin e shqiptarizmës, për të kujtuar 100 vjetorin e vdekjes së Jashar Bej Shkupit, kryetarin e Degës së Lidhjës së Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit.

Lidhja e Prizrenit ishte e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat shqiptare, dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore e deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike e deri te kryengritjet e armatosura për liri dhe bashkim kombëtar.

Një hallkë shumë e rëndsishme e këtij organizimi ushtarak dhe politik të shqiptarëve, 140 vjet më parë, ishte edhe Shkupi, përkatësisht dega e Lidhjës së Prizrenit në Shkup, e përsonifikuar me emrin e atdhetarit të shquar, Jashar bej Shkupit. Kontributi i tyre në ato procese të rëndësishme kombëtare mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjitha kohërat.

Për shkak të pozitës gjeopolitike qëzinte vilajeti i Kosovës, e në këtë kuadër edhe Sanxhaku i Shkupit, e kishin kthyer at në vilajetin më të rëndësishëm e njëkohësisht një nga më problematikët e perandorisë. Qytetit i Shkupit shërbente si nyje lidhëse për të gjithë zonën, aty gjendëshin edhe disa konsullata të huaja, si konsullata austriake, ruse, serbe, greke dhe një rol shumë domethënës në periudhën në mes viteve 1878-1881 në krijimin e opinionit politik për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit kishte Konsullata britanike në Shkup.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.