Tregime të moçme shqiptare

Titulli: Tregime të moçme shqiptare
Origjinali: Tregime të moçme shqiptare
Gjinia: Rrëfenja
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia Botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2005
Fq. 224

“Tregime të moçme shqiptare”, është titulli i librit të Mitrush Kutelit, në të cili shkrimtari ritregoi baladat dhe rapsoditë popullore shqiptare. Në këtë botim mund të lexoni: “Rozafati, E bija e hënës dhe e dielli, Besa e Kostandinit, Besa e Halil Garrisë, Gjergj Elez Alia, Kostandini i vogëlith, Ymer Agë Ulqim, Fuqia e Mujit, Muji dhe zanat, Orët e Mujit, Martesa e Halilit, Muji dhe Behuri, Vdekja e Omerit, Ajkuna qan Omerin dhe Omeri i Ri. Ky titull bën pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Dhimitër Pasko-Mitrush Kuteli Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike. Më 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare. Për shkak të rezultateve të shkëlqyera në mësime, seriozitetit dhe kapacitetit të veçantë intelektual, u emërua drejtor i Bankës Nacionale të Rumanisë.

Kundërshtimi që i bëri politikës financiare të pushtuesve gjermanë, i solli si ndëshkim mobilizimin në ushtri dhe drejtimi drejt Frontit të Lindjes. Nga rruga e vdekjes së sigurtë e ktheu një telegram ku njoftohej se Nëna e tij ishte shumë sëmurë. Mundi të arrijë në Shqipëri në Shtator 1942, dy javë pasi Nëna kishte ndërruar jetë.

Në janar u emërua Drejtor i Drejtorisë Qëndrore të Bankës së Shtetit Shqiptar. Dha dorëheqjen në gusht 1946, pasi nuk pranoi të firmosi kursin që pati caktuar shteti komunist mes lekut shqiptar dhe dinarit jugosllav, dhe që dëmtonte rëndë ekonominë e vendit tonë. Në maj 1947 e arrestuan dhe pasi i thanë “armik i popullit”, e dënuan me pesë vjet heqje lirie. Kuteli u dërgua në kampin e Vioçishtit, bashkë me të burgosurit e tjerë që punonin për të tharë kënetën e Maliqit.

E liruan “me falje”, në prill 1949. Nga viti 1949, Kuteli nuk u mor më me ekonomi dhe punoi si përkthyes pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri. Letërsisë i kushtoi kohën e pakët që i mbeti nga puna e normuar e përkthimit. Zemra e tij pushoi së rrahuri nga një infarkt, më 4 maj 1967.

Veç shkrimeve të shumta në shtypin e kohës, si në fushën ekonomike dhe në atë letrare, Kuteli botoi që në të gjallë edhe 30 libra, (17 në fushën ekonomike, shumica rumanisht) ku shpaloset talenti dhe gjenia e tij krijuese si ekonomist e prozator, poet e folklorist, publicist, prralltar e kritik letrar. Një vend më vete në krijimtarinë e tij zënë përkthimet, nga Rusishtja, Rumanishtja, Frëngjishtja e Italishtja.

CHF8.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave filologjike 44/2014

Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 44/2014

CHF19.90
Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike 44/2015

Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 44/2015

CHF19.90
Roli i osmanlinjve në përhapjen e fesë islame në Kosovë 792 - 906 h / 1389 - 1500 m

Roli i osmanlinjve në përhapjen e fesë islame në Kosovë 792 – 906 h / 1389 – 1500 m

CHF9.90
Lidhjet letrare shqiptare-arabe

Lidhjet letrare shqiptare-arabe

CHF15.00
Kronikë kohe 7 - Krizat politike e pushtetore, fundosja e demokracisë

Kronikë kohe 7 – Krizat politike e pushtetore, fundosja e demokracisë

CHF24.90
Kultura dhe cilësia e jetës, Rasti Maqedoni - Culture and the quality of life, The case of Macedonia

Kultura dhe cilësia e jetës, Rasti Maqedoni – Culture and the quality of life, The case of Macedonia

CHF14.90
Çelësi Magjik

Çelësi Magjik

CHF17.90
101 poezi zvicerane

101 poezi zvicerane

CHF16.90
Mjaft menduat, filloni te jetoni

Mjaft menduat, filloni te jetoni

CHF15.90
Fjalori i parë i ilustruar i xhepit. (Natyra)
Nuk ka stok

Fjalori i parë i ilustruar i xhepit. (Natyra)

CHF6.90
Njeriu më i lumtur në botë

Njeriu më i lumtur në botë

CHF18.90
Baba i pasur, Baba i varfër - Për adoleshentë

Baba i pasur, Baba i varfër – Për adoleshentë

CHF18.90