Shqipëria Pasosmane (1912-1920)

Autor:  Syrja Bej Vlora

Boton:  Logos-A

Shembja e Perandorisë Osmane,lindja e shteteve kombëtare që mbinë prej kësaj perandorie si dhe shndërrimi i intelektualëve muslimanë
në intelektualë laikë me identitet kombëtar,më së miri mund të kuptohen nëpërmjet biografive të personazheve
që i kanë jetuar këto zhvillime.Pa u nxjerrë në dritë e të ndërtohen rresht më rresht këto biografi,
nuk do të jetë e mundur të kuptohet siç duhet kalimi nga epoka e perandorive në atë të nacionalizmave.
Jeta e Syrja Bej Vlorës paraqet portretin tipik të një politikani dhe intelektuali që reflekton dramën e dhimbshme
të kalimit nga perandoria në shtetin kombëtar.
Kjo vepër përmban kujtimet e titulluara “Kujtime dhe autobiografi” nga dorëshkrimi në osmanisht i gjetur në Bibliotekën Kombëtare
të Shqipërisë, me autor Syrja bej Vlorën,pinjoll i një familjeje aristokrate lokale shqiptare e cila që nga përfshirja
në Perandorinë Osmane deri në ditët e fundit të kësaj perandorie ka nxjerrë shumë pinjollë që kanë shërbyer në instancat më të larta shtetërore.
Ndonëse këto kujtime përfshijnë periudhën nga viti 1912 kur Shqipëria shpall pavarësinë
duke u shkëputur nga Perandoria Osmane deri në vitin 1920,një pjesë të mirë të kujtimeve e përbën periudha osmane.
Kjo vepër gjithashtu përmban edhe dëshmi që hedhin dritë mbi çështje të errëta të historisë së vonë të shteteve evropiane
si Austria e Italia si dhe të Ballkanit.
Shpresojmë që ky libër kujtimesh,i një rëndësie të veçantë për dëshmitë e
drejtpërdrejta lidhur me ngjarje të rëndësishme të periudhes se Bashkim Perparimit të
Luftes Balkanke ete Luftes Boterore, si dhe me fragmentet biografike për personazhe të spikatura të kohës
të mbushë një zbrazëti bezdisëse në historiografinë tonë.

CHF29.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Legjislacioni bazik antisemitik në mbretërinë e bullgarisë

Legjislacioni bazik antisemitik në mbretërinë e bullgarisë

CHF24.90
Babai i pasur, babai i varfur 2

Babai i pasur, babai i varfur 2

CHF24.90
Osmanët Perandoria e fundit

Osmanët Perandoria e fundit

CHF11.90
7 sekretet drejt suksesit

7 sekretet drejt suksesit

CHF13.90
Lumturia martesore

Lumturia martesore

CHF14.90
Albanologji 5/2014

Albanologji 5/2014

CHF24.90
Kënaqësia  bashkëshortore

Kënaqësia bashkëshortore

CHF13.90
Veli dhe kuptimi

Veli dhe kuptimi

CHF6.90
Me leje se kam provim

Me leje se kam provim

CHF14.90
Materialet kompozite

Materialet kompozite

CHF9.90
Zgjidhje e ëmbël për marrëdhëniet nuse - vjehërr

Zgjidhje e ëmbël për marrëdhëniet nuse – vjehërr

CHF9.90
Thërrime

Thërrime

CHF6.90