Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Histori Libra

Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore

CHF19.90

Ky punim është një përpjekje për të trajtuar historinë politike të Shqipërisë në një hark kohor që përfshin periudhën nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore deri në përcaktimin e statusit ndërkombëtar të këtij shteti dhe kufijve të tij, më 9 nëntor 1921.

  • Po shitet shpejtë! 2 persona e kanë shtuar në shportë
  • 9 persona duke parë produktin tani

Vetëm 1 copë në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore
Origjinali: Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore
Gjinia: Histori
Autori: Romeo Gurakuqi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2013
Fq. 320
Pesha: 0.501 kg
ISBN: 978-9956-39-42-6

Ky punim është një përpjekje për të trajtuar historinë politike të Shqipërisë në një hark kohor që përfshin periudhën nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore deri në përcaktimin e statusit ndërkombëtar të këtij shteti dhe kufijve të tij, më 9 nëntor 1921. Përveç historisë politike, monografia merret gjerësisht me trajtimin diplomatik të Çështjes Shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, gjegjësisht në Konferencën e Paqes së Parisit dhe në Konferencën e Ambasadorëve që e pasoi atë, deri në zgjidhjen përfundimtare në parim të çështjes së statusit dhe kufijve, më 9 nëntor 1921.

Punimi është mbështetur mbi një bazë të gjerë dokumentare që vjen nga Public Record Office, fondet e Foreign Office, nga dokumentet dorëshkrimore që ruhen në Biblioteken e London School of Economics and Political Science, nga dokumentet e botuara të Arkivit Qendror të Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe një numër burimesh të tjera burimesh arkivore të botuara, italiane, britanike dhe amerikane, që autori ka pasur mundësinë t’i hulumtojë gjatë punës studimore. Pra, bëhet fjalë për më shumë se tre vjet histori politike, diplomatike dhe në një masë më të kufizuar, sociale, kulturore, të Shqipërisë dhe çështjes së saj.

Vendin kryesor në libër e zë trajtimi i çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes së Parisit. Në fakt, Çështja Shqiptare u trajtua në këtë hark kohor trevjeçar në tri instanca ndërkombëtare, me radhë dhe paralelisht: në Konferencën e Paqes së Parisit, në Lidhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve. Çdo trajtim paralel apo vijues i çështjes shqiptare, ka qenë i lidhur dhe i kushtëzuar nga vendimet themelore të paqebërësve të mbledhur në Konferencën e Paqes së Parisit më 1919.

Vetë këto instanca madje ishin ngritur nga forumi më i lartë i Konferencës së Paqes, nga Këshilli Suprem, dhe qenë të ngarkuara për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të veçanta që kishte ngritur lufta, mes të cilave edhe çështjes shqiptare.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.