Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Histori › Libra

Shkolla Shqipe në Kantonin e St.Gallenit vatër e bashkimit kombëtar

CHF24.90

Ky libër është një përpjekje për të prezantuar ardhjen, organizimin dhe angazhimin e shqiptarëve në Kantonin e St. Gallen-it të Zvicrës, me theks të veçantë hapjen e pikave shkollore dhe përpjekjet për ruajtjen e gjuhës shqipe.

Në dhjetë kapitujt e librit janë trajtuar përpjekjet e mërgimtarëve shqiptarë në Kantonin e St. Gallen-it nga iniciativat individuale për hapjen e shkollave shqipe, duke vazhduar me Shoqatën “Motrat Qiriazi”, Lidhjen Kantonale të Prindërve Shqiptarë “LPSH.”, Lidhjen Kantonale të Arsimtarëve “LASH” dhe deri te formimi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallen-it.

  • Po shitet shpejtë! 16 persona e kanë shtuar në shportë
  • 9 produkte të shitura në 9 orë
  • 29 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Libri: Shkolla Shqipe në Kantonin e St.Gallenit vatër e bashkimit kombëtar
Autor: Vaxhid Sejdiu
Recensent: Prof. Shaban Kabashi
Lektorë: Isuf Bytyçi dhe Isuf Ismaili
Botoi: Radio Kosova e Lirë – Prishtinë
ISBN: 9789951418607
Faqe: 500

Me rastin e 30-vjetorit të Shkollës Shqipe në Kantonin e St. Gallenit, mësuesi Vaxhid Sejdiu u bëri një dhuratë nxënësve, kolegëve dhe prindërve në prag të festës së 7 Marsit, duke u dhuruar një libër që përfshin 30 vjet pune dhe aktiviteti kombëtar në kuadër të shkollave shqipe të këtij kantoni, por edhe më gjerë.

Autori në 500 faqet e këtij libri sjell historikun e shkollës shqipe të këtij kantoni, duke sjellë para lexuesit një libër me të dhëna të rëndësishme historike dhe kombëtare. Aty lexuesi ka mundësi të takojë aktivitetet e nxënësve të shkollave shqipe, mësuesit dhe përkushtimin e tyre, shkollat ndër vite në nivel kantoni, nxënësit e shkollave shqipe që sot janë studentë të Universiteteve prestigjioze në Zvicër, veprimtarët e shkollave shqipe etj.

Ky libër është një përpjekje për të prezantuar ardhjen, organizimin dhe angazhimin e shqiptarëve në Kantonin e St. Gallen-it të Zvicrës, me theks të veçantë hapjen e pikave shkollore dhe përpjekjet për ruajtjen e gjuhës shqipe.

Në dhjetë kapitujt e librit janë trajtuar përpjekjet e mërgimtarëve shqiptarë në Kantonin e St. Gallen-it nga iniciativat individuale për hapjen e shkollave shqipe, duke vazhduar me Shoqatën “Motrat Qiriazi”, Lidhjen Kantonale të Prindërve Shqiptarë “LPSH.”, Lidhjen Kantonale të Arsimtarëve “LASH” dhe deri te formimi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallen-it.

Janë trajtuar me kujdes të gjitha fazat e zhvillimit të shkollës shqipe në nivel kantonal si dhe bashkëpunimi i LAPSH-it kantonal me shkollat e tjera apo me kantonet e tjera. Duke e shfletuar librin nga faqja e parë deri në faqen e fundit, vijmë në përfundim se autori ka të drejtë kur konstaton se “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit është vatër e bashkimit kombëtar”.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.