Prezantim me njerëzit e dashur – Katër halifët e drejtë

Titulli: Prezantim me njerëzit e dashur, Katër halifët e drejtë
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Lektor: Namir Lapardhaja
Kopertina: Jusuf Saliu
Faqosja: Furkan Ism
Numri i faqeve: 244
Botues: Sh. B. Furkan Ism – Shkup
Shtypi: Print Ism – Shkup
Formati: B5

Çdo profet që ka dërguar Zoti i Madhërishëm tek njerëzit, e pajiste me mrekulli me të cilat u tregonte atyre që ky njeri është i dërguari i Zotit. Kështu, Isai a.s. kishte si mrekulli ngjalljen e të vdekurve, shërimin e të sëmurëve dhe u kthente shikimin të verbërve Musait a.s. kishte dhënë mrekulli shkopin, i cili kthehej në gjarpër, me të cilin çante detin etj. Çdo të dërguari Zoti i Madhërishëm i kishte dhënë mrekulli me të cilat vërtetonte para njerëzve se ky ishte i dërguar prej Tij.

Që kur ishim të vegjël, ne dëgjonim se mrekullia e profetit Muhammed s.a.v.s. është Kur’ani Famëlartë. Që të jemi të sinqertë, ne e dëgjonim se Kur’ani ishte mrekulli në vetvete, por sesi nuk e kuptonim. Disa thoshin se mrekullia e Kur’anit qëndron në elokuencën dhe stilin e të shkruarit të tij. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë diçka të tillë, pasi ata që merren me gjuhësi janë të pakët. Shumica e njerëzve nuk e ndiejnë këtë mrekulli.

Me qëllim që ta sqarojmë se ku qëndron mrekullia e Kur’anit, mund të themi se ky libër i kthen ata që e besojnë dhe veprojnë sipas porosive të tij, në njerëzit më madhështorë dhe më të suksesshëm mbi tokë. Njerëzit më të pavlerë dhe që nuk i përmend askush, me të besuar dhe vepruar sipas porosive të këtij Libri, kthehen në udhëheqës dhe përcaktues të rrjedhës së historisë botërore. Profeti i fundit s.a.v.s. duhej të pajisej me një mrekulli, e cila do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit.

Mrekullia e Profetit të fundit nuk duhej të ishte e kufizuar vetëm për kohën që ai jetoi. Mrekullia e Profetit të fundit qëndron në ata burra dhe gra që përqafojnë fenë e tij. Qëndron tek secili prej nesh që zbaton porositë e Kur’anit. Mrekullia e këtij libri qëndron në atë që njerëz tepër të thjeshtë, si, për shembull, Sad ibn Ebi Vekkasi, i ndryshoi dhe i bëri udhëheqës dhe liderë që i përmend historia. Nga një beduin i thjeshtë, ai bëri emër në histori dhe arriti të nënshtrojë perandorinë Perse në betejën e Kadisijes.

Po kështu, një beduin tjetër, i zymtë, i ashpër, i dhunshëm dhe që kishte groposur të gjallë vajzën e tij, ishte edhe Umer ibnul Hattabi. Nga një njeri i tillë, ai kthehet në një nga udhëheqësit më të suksesshëm që njeh historia. Ky njeri kaq i thjeshtë dhe që të gjithë e kishin frikë kur takoheshin me të, kthehet në një udhëheqës të suksesshëm, që kishte nën kontrollin e tij të gjithë Gadishullin Arabik, Egjiptin, Shamin dhe Irakun.

Ky libër (Kur’ani), një tregtar të thjeshtë, që nuk i interesonte gjë tjetër veç tregtisë, e ktheu në një nga personalitetet më të shquar në histori. Ai është simboli i sakrificës, zemërgjerësisë dhe burrërisë. Ky personalitet është Ebu Bekri, njëri nga shokët më të ngushtë të profetit Muhammed s.a.v.s.
Kështu, mrekullia e Kur’anit Famëlartë qëndron në atë që, duke zbatuar porositë dhe këshillat e tij, të kthen nga njerëzit më të suksesshëm dhe më me famë.

CHF17.90

40 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90
Parfum La Ocean, 100ml

Parfum La Ocean, 100ml

CHF29.90
Parfum Her Way, 100ml

Parfum Her Way, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Qahwa, 50ml

Parfum Khamrah Qahwa, 50ml

CHF29.90
Parfum Khamrah, 50ml

Parfum Khamrah, 50ml

CHF29.90
Parfum My Dream, 100ml

Parfum My Dream, 100ml

CHF29.90
Parfum Vulcano, 100ml

Parfum Vulcano, 100ml

CHF29.90
Parfum Argentum,  100ml

Parfum Argentum, 100ml

CHF29.90
Parfum Sara Chocolate, 100ml

Parfum Sara Chocolate, 100ml

CHF29.90
Parfum Layali, 100ml

Parfum Layali, 100ml

CHF29.90
Parfum Jazz, 100ml

Parfum Jazz, 100ml

CHF29.90
Parfum Natrolite Soft Glow, 100ml

Parfum Natrolite Soft Glow, 100ml

CHF29.90