Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60

Histori Libra

Pjesëmarrësit në Bedër

CHF24.90

Të flasësh për pjesëmarrësit në Bedër nënkupton të përmendësh ajkën e gjeneratës më të mirë në historinë e njerëzimit. Gjeneratën me të cilët Allahu ishte i kënaqur dhe i kishte bërë të kënaqur. Nënkupton të zhytesh në personalitetin e kolosëve të historisë dhe elitës së njerëzisë.

  • Po shitet shpejtë! 5 persona e kanë shtuar në shportë
  • 5 persona duke parë produktin tani

Në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF 60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Titulli: Pjesëmarrësit në Bedër
Autor: Dr. Selman Aude
Përktheu nga gjuha arabe: Kushtrim Manxhuka
Ballina: Fatlum Zeka
Botues: Sh. B. Fjala e bukur

Të flasësh për pjesëmarrësit në Bedër nënkupton të përmendësh ajkën e gjeneratës më të mirë në historinë e njerëzimit. Gjeneratën me të cilët Allahu ishte i kënaqur dhe i kishte bërë të kënaqur. Nënkupton të zhytesh në personalitetin e kolosëve të historisë dhe elitës së njerëzisë.

Ata qenë më të dalluarit ndër sahabët muhaxhirë dhe ensarë, që Allahu i përgëzoi me kënaqësinë e Vet dhe shpërblimet e amshueshme në Botën e Përtejme, në Xhenet.

Nevoja kërkon që të mësojmë për jetën dhe shëmbëlltyrën e tyre, për t’i njohur sa më mirë bartësit e parë të fesë hyjnore. Flasim për ta që t’i vëmë në pah heroizmat e këtyre sahabëve elitarë në çdo fushë të jetës, për t’i bërë të njohur tek çdo klasë e shoqërisë, e sidomos për pjesëtarët e besimit të shëndoshë.

Flasim për ta, që të lidhim të tashmen e umetit me të shkuarën e ndritur; të heqim petkun e injorancës e të stolisemi me modelin e ambicies dhe suksesit nga vepra e shoqëruesve të ‘vulës së pejgamberisë’, Muhamedit s.a.v.s.

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF 60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.