Muhaxhirët – dosja britanike, (spastrimi etnik i Toplicës, Nishit, Prokuplës, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës)

Muhaxhirët – dosja britanike, (spastrimi etnik i Toplicës, Nishit, Prokuplës, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës)
Përgaditi: Bejtullah Destani
Parathënia nga Akademik Rexhep Qosja
Përktheu: Abdullah Karjagdiu
Lektor: Fadil Graiçevci
Për botuesin: Artin Ahmeti
Botues: Botime Artini

Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krimeve më tragjike të historisë së popullit shqiptar. Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880.

Këto shpërngulje të dhunshme shqiptarët i provuan edhe në fund të shekullit XX kur Serbia me terror e dhunë shpërnguli afër një milion shqiptarë të Kosovës. Historianët shqiptarë, me gjithë pengesat e mëdha që u janë vënë prej arkivave të vendeve ballkanike, janë marrë me përkushtim të madh me këto shpërngulje. Përpjekjet e tyre për ta ndriçuar sa më gjerësisht e sa më thellësisht tragjedinë e shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre vazhdojnë edhe sot.

Një konstribut i veçantë i këtyre përpjekjeve të historiografëve tonë është edhe libri Muhaxhirët i historianit dhe arkivistit të shquar, Bejtullah Destani, me dokumente pothuaj të pashfrytëzuara më parë mbi shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej vendbanimeve të tyre të cilat Serbia i quante Serbia jugore, duke dëshmuar kështu se territoret e pushtuara ushtarakisht ajo më parë i pushtonte edhe gjuhësisht. “Rexhep Qosja”
Pjesë nga Libri:

Zoti Gould për Markezin e Salisbury-t. — (Marrë më 10 mars.) (Nr. 60)
Imzot, Beograd, më 26 shkurt 1879.

Si një hap paraprak në drejtim të organizimit të rregullt administrativ të territoreve që i janë dhënë kohët e fundit, Qeveria Serbe ka parashikuar hartimin e një liste ku do renditen fshatrat e përfshirë në secilën nga të katërta provincat, mes të cilave ndahen këto fshatra. Sipas kësaj liste, janë 248 fshatra në krahinën e Nishit, 189 në atë të Pirotit, i njëjti numër në atë të Vranjës, dhe 372 në atë të Toplicës, ose të gjitha bashkë 998 fshatra në të katra provincat e sipër-përmendura. Tani ata janë të përfshirë tërësisht në kryerjen e regjistrimit të popullatës me synimin e bërjes së vlerësimeve për përcaktimin e taksave.

Kam, dhe etj…

(Firmosur) G. F. GOULD

CHF29.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90
Një mundësi e dytë

Një mundësi e dytë

CHF24.90
Hinterlandi i kuq

Hinterlandi i kuq

CHF14.90
Baba i pasur, Baba i varfër - Për adoleshentë

Baba i pasur, Baba i varfër – Për adoleshentë

CHF18.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen