Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar

Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar
Botues: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë
Këshilli Organizativ: Tiranë: Ali Zaimi, Genti Kruja, Agron Hoxha
Prishtinë: Resul Rexhepi, Ramadan Shkodra, Sadik Mehmeti
Shkup: Afrim Tahiri, Ismet Osmani, Naser Ramadani
Redaktoi & korrektoi: Genti Kruja, Andrin Rasha

Bashkësitë Islame Shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, respektivisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), si dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave historike të prijësve myslimanë, të cilët luajtën një rol të jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, organizuan më 28 dhe 29 shtator 2012, një konferencë shkencore mbarëshqiptare, të titulluar “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”.

Në këtë konferencë morën pjesë rreth 40 studiues shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, të cilët kanë folur pikërisht për personalitetet e shquara shqiptare të kulturës islame, të cilët kryesisht janë dijetarë dhe prijës fetarë, por nuk mungojnë edhe myderrizë, profesorë katedrash universitare, udhëheqës politikë, deputetë, senatorë, ministra, mjekë, kryetarë parlamenti, kryetarë bashkish, liderë dhe udhëheqës të lartë myslimanë, në trojet tona dhe diasporë. E përbashkëta e këtyre personaliteteve ishte se ishin të brumosur me besimin e lartë islam dhe me dashurinë për atdheun dhe shërbimin ndaj vendit dhe popullit shqiptar.

Gjatë shtatë seancave shkencore të konferencës, u konstatua përmes fakteve të pazbuluara më parë se, roli i klerikëve myslimanë ka qenë vendimtar në pavarësinë e kombit shqiptar dhe në mirëfunksionimin e shtetit dhe formësimin e identitetit dhe vetëdijes kombëtare.

Gjithashtu periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar, jo vetëm që nuk u bë pengesë për përballimin e situatave të vështira të atyre kohërave, por u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë. Një realitet ky i cili herë pas here vlerësohet edhe nga opinioni ndërkombëtar.

Në këtë konferencë janë trajtuar tema dhe nëntema mjaft të larmishme si:

Angazhimi i prijësve myslimanë në ngritjen e vetëdijes kombëtare;
Disa nga figurat më të shquara të prijësve myslimanë në shtetformim;
H. Vehbi Dibra, klerik dhe burrë shteti;
Komuniteti Mysliman, medresetë, etj.;
Kontributi i dijetarëve myslimanë në formësimin dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar;
Kontributi i dijetarëve myslimanë në gjuhën dhe letërsinë shqipe; Lidhjet e filozofisë islame me atë kombëtare;
Kontributi i dijetarëve në formësimin e identitetit tonë kombëtar;
Kontributi i drejtuesve myslimanë në procesin e shtetformimit dhe kombformimit;
Kontributi i Prijësve Myslimanë Shqiptar në lëvrimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe;
Kontributi i prijësve myslimanë shqiptarë në Rilindjen Kombëtare;
Kontributi i prijësve myslimanë shqiptarë në Shpalljen e Pavarësisë;
Kontributi i prijësve myslimanë shqiptarë për forcimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare;
Kontributi i personaliteteve të shquara islame në shpalljen e pavarësisë;
Kontributi i prijësve myslimanë në Lidhjen e Prizrenit;
Kontributi i prijësve myslimanë në mbrojtje të hapësirës etnike shqiptare;
Krijimi dhe themelimi i institucioneve të pavarura islame,
Lëvizja Kombëtare;
Lidhja Shqiptare e Pejës;
Lidhja Shqiptare e Prizrenit;
Marrëdhëniet e Bashkësive Islame shqiptare me shtetet dhe institucionet shtetërore;
Marrëdhëniet e Komunitetit Mysliman me shtetin shqiptar në dallgët e historisë;
Persekutimi i klerit mysliman nga regjimi komunist;
Persekutimi i prijësve myslimanë shqiptarë në vitet e diktaturës komuniste;
Ringritja e institucioneve fetare dhe arsimore pas komunizmit.
Ringritja e institucioneve fetare dhe arsimore pas rënies së komunizmit dhe përballja me sfidat e kohës.
Roli i prijësve myslimanë në Rilindjen Kombëtare;
Roli i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë;
Roli i ulemave në bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare;
Themelimi i institucioneve islame pas shpalljes së pavarësisë;
Themelimi i shkollave dhe medreseve;
Zhvillimi i arsimit islam në hapësirën shqiptare.

CHF14.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Vie du Prophéte Muhammad

La Vie du Prophéte Muhammad

CHF19.90
La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
Le Prophete de I'Islam, Muhammad dit...

Le Prophete de I’Islam, Muhammad dit…

CHF14.90
Ma Pratique

Ma Pratique

CHF12.90
Pourquoi je crois?

Pourquoi je crois?

CHF14.90
Faq sur l'Islam

Faq sur l’Islam

CHF14.90
Cequi me traverse l'esprit

Cequi me traverse l’esprit

CHF9.90
Ma Famille

Ma Famille

CHF14.90
Porquoi suis-je devenu Musluman - Histoires de conversions

Porquoi suis-je devenu Musluman – Histoires de conversions

CHF9.90
Ma Foi

Ma Foi

CHF13.90
L'Enfant a Travers Les Hadiths

L’Enfant a Travers Les Hadiths

CHF9.90
Un voyage sacre le Pelerinage

Un voyage sacre le Pelerinage

CHF9.90