Historitë e Profetëve

Titulli: Historitë e Profetëve
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri faqeve: 600
Formati: B5
Botues: Furkan ISM

Historitë e profetëve janë një realitet që përsëritet çdo ditë në jetën tonë. Ato janë ngjarje të njëllojta, por me personazhe të ndryshëm. Teksa flasim mbi historitë e tyre, sikur ne flasim mbi jetën tonë, por para mijëra viteve. Vetë Kur’ani Famëlartë, mrekullia e përjetshme deri në Ditën e Kijametit, një e treta e tij, përbëhet nga histori të profetëve. A nuk tregon diçka e tillë mbi rëndësinë e këtyre historive! Zoti i Madhërishëm e ka ditur që njerë­zimi do të përjetonte këtë zhvillim të jashtëzakonshëm, megjithatë e ka mbushur Kur’anin me histori të tilla rreth profetëve.
Historitë e profetëve në këtë libër janë trajtuar sipas një këndvësh­tri­mi të ri, sikur asnjëherë më parë deri tani.

Autori në parathënien e tij na bën me dije qëllimet e këtij libri:

Qëllimi i parë, t’i forcojë besimtarët dhe t’i bëjë të qëndrueshëm. Thotë Zoti në Kur’an rreth kësaj: “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pro­fetëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde. Në to të ka ardhur e vërteta dhe këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.” (Hud: 120)
Qëllimi i dytë, që të nxjerrim mësim prej tyre. Thotë Zoti në Kur’an: ”Në historitë e tyre ka shembuj për nje­rëzit me mendje. Ato nuk janë histori të trilluara, por janë vër­tetuese të asaj që të është shpallur ty dhe sqarim për çdo gjë, udhëzim dhe mëshirë për ata që besojnë.” (Jusuf: 111)
Nëse dëshiron ta pastrosh zemrën nga sëmundjet shpirtërore, mëny­rën se si ta bësh këtë e gjen tek historitë e profetëve. Kërkon të për­sosësh moralin? Atë e gjen tek historitë e profetëve. Nëse kërkon të mësosh si t’i edukosh fëmijët e tu, atë e gjen tek historitë e profetëve. Nëse kërkon të mësosh se si të reagosh në fatkeqësi dhe kur përba­llesh me vështirësi, atë e gjen tek historitë e profetëve.
Qëllimi i tretë është që t’i kemi si shembull në jetën tonë. Ata janë me qëllim që ne të ndjekim rrugën dhe të ecim në gjurmët e tyre. Problemi më i madh i rinisë së sotme, është se nuk kanë një shembull model që ta ndjekin. Nëse do të dëgjosh apo lexosh historitë e profetëve, do të ndjesh se do të fillosh ta duash secilin prej tyre dhe do të duash që secilin ta kesh model për ta ndjekur.
Qëllimi i katërt është që të forcojnë besimin në zemrat e besimtarëve.
Qëllimi i pestë, të na mësojnë si t’i ftojmë të tjerët në Islam.
Qëllimi i gjashtë, që të lehtësohet kup­timi i Kur’anit. Shpeshherë, teksa lexojmë Kur’an, hasim vështirësi me kuptimin e tij. Pasi të njohim historitë e profetëve, do ta kemi më të lehtë ta kuptojmë Kur’anin.
Qëllimi i shtatë është që të rregullohen familjet.

CHF32.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Të jetosh i lirë

Të jetosh i lirë

CHF19.90
Çmimi i pafajësisë

Çmimi i pafajësisë

CHF14.90
Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës

CHF14.90
Magjia e mendimeve të mëdha

Magjia e mendimeve të mëdha

CHF24.90