Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60

Histori › Libra

Histori e Shqipnis

CHF28.90

Nuk ka dyshim se dëmi ma i madh që komunizmi po i ban Shqipnisë asht në lëmin e kulturës dhe të traditave kombëtare. Ndërsa zhvillimi ekonomik i vendit tonë rregullohet në mënyrë që t’u shërbejë interesave imperialiste të Rusisë sovjetike, historia jonë kombëtare po rishkruhet në mënyrë që me iu përshtatë nevojave të komunizmit sovjetik dhe legjendave të pansllavizmit rus. Enciklopedia e madhe sovjetike ka caktue vijat e përgjithshme të këtij interpretimi komunist të historisë sonë në artikullin mbi Shqipninë botue mbas lufte.

  • Po shitet shpejtë! 2 persona e kanë shtuar në shportë
  • 6 persona duke parë produktin tani

Vetëm 2 copë në stok

Blej tani
Pagesa e sigurt:
  • TWINT
  • VISA
  • Mastercard
  • PostFinance
  • Faturë
  • Transport falas mbi CHF60Në gjithë Zvicrën
  • Pagesë e sigurtTWINT, kartë, PostFinance ose faturë
  • Produkte origjinaleTë zgjedhura me kujdes nga ekipi ynë
  • Keni pyetje për këtë produkt?Na shkruani në WhatsApp: +41 79 469 50 36

Përshkrimi

Autor: Tajar Zavalani

Nuk ka dyshim se dëmi ma i madh që komunizmi po i ban Shqipnisë asht në lëmin e kulturës dhe të traditave kombëtare. Ndërsa zhvillimi ekonomik i vendit tonë rregullohet në mënyrë që t’u shërbejë interesave imperialiste të Rusisë sovjetike, historia jonë kombëtare po rishkruhet në mënyrë që me iu përshtatë nevojave të komunizmit sovjetik dhe legjendave të pansllavizmit rus. Enciklopedia e madhe sovjetike ka caktue vijat e përgjithshme të këtij interpretimi komunist të historisë sonë në artikullin mbi Shqipninë botue mbas lufte.

“Shqiptarët si sllavët, shkruan Enciklopedia sovjetike, janë banorët autoktonë të Gadishullit Balkanik. Fiset trakase dhe iliriane që u vendosën në Balkan në epokën neolitike janë edhe paraardhësit e Sllavëve të jugut. Në shekullin e VII të epokës sonë, në tokat e banuem nga Shqiptarët u futën Serbët dhe Bullgarët… Sllavet ushtruen nji influencë përparimtare mbi evolucionin e Shqipnis dhe gjuha shqipe u pasurue me shumë rrënjë sllavishte… Feodalët shqiptarë në shërbim të sulltanit zaptuen krahinat sllave të Novi Pazarit dhe Staraja Serbijas, tue shtri sundimin përtej kufijve të Shqipnis… Në luftën ruso-turke të 1878-ës feodalët shqiptarë luftuen në anën e Turqve. Mandej, Turqit përdorën feodalët shqiptarë për të ndalue zbatimin e vendimit té Kongresit të Berlinit për me i dhanë Gusinjën dhe Pllavën Malit të Zi. Valiu i Shkodrës, Hysen Pasha, muerr iniciativën e formimit të Lidhjes Shqiptare…”.

Po me kët frymë shkruan Enciklopedia sovjetike edhe për letërsin shqipe. Për shembull: “Pamfletisti dhe kritiku letrar, Faik Konica, bënte apologjin e sistemit borgjez feodal. Aktiviteti letrar i Gjergj Fishtës pasqyron rolin që ka luajtë kleri katolik në përgatitjen e agresionit fashist italian kundër Shqipnis. Tue qenë agjent i imperializmit austro- hungarez, Gjergj Fishta, në vjetët e parë të veprimtarisë letrare të duel me luftue popujt sllavë, të cilët pengonin planet grabitqare té imperializmit austro-hungarez kundër Shqipnis

Transporti

  • Transport falas në gjithë Zvicrën për porosi mbi CHF60.
  • Dërgesa me Postën zvicerane; ju njoftojmë me email sapo porosia të nisë.
  • Tërheqje falas në dyqan: Seebacherstrasse 67, Zürich.

Pagesa

Paguani me TWINT, kartë krediti/debiti, PostFinance ose me faturë. Të gjitha pagesat kryhen përmes lidhjes së sigurt SSL.