Fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, Anglisht – Frëngjisht – Shqip

Titulli: Fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë Anglisht – Frëngjisht – Shqip
Autor: Ahmet Emin Dağ & Ali Pajaziti
Botues: Logos-A
Biblioteka: Fjala
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Dr. Zeqirja Ibrahimi
Recensentë / redaktorë profesional: Sabri Kiçmari – Universiteti i Prishtinës, Martin Berishaj – Universiteti i Lubjanës, Blerim Reka – Universiteti i Europës Lindore
Redaktor gjuhësor: Xhevat Lloshi
Redaktor artistic & dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Naser Fera
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Shtypi: Focus – Shkup

Ky fjalor ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori në fjalë është shumë i rëndësishëm për ata që merren me studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe për ata që interesohen ose punojnë në institucione të përfaqësimit diplomatik.

Ajo që e bën të veçantë Fjalorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë është trigjuhësia e tij (anglisht-frëngjisht-shqip), përkatësisht shumëgjuhësia e tij. Shumica absolute e nocioneve janë përkthime nga anglishtja dhe frëngjishtja në shqip, kurse jo pak nocione janë përkthime nga latinishtja, por edhe gjermanishtja dhe gjuhë të tjera.

Nocioni kryesor i librit është diplomacia. Përcaktimet mbi këtë nocion janë të shumta dhe të ndryshme. Autorët e kanë përmbledhur përkufizimin për diplomacinë si “art i përfitimit në favor të shtetit vetjak gjatë zhvillimit të marrëdhënieve dhe takimeve ndërkombëtare”. Sipas tyre, “diplomacia është vegël e politikës së jashtme për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare përmes metodave paqësore e jo përmes atyre ushtarake”. Për të shpjeguar këtë fenomen ata kufizohen në numërimin e dy detyrave kryesore të diplomacisë: negocimin dhe përfaqësimin.

Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare po ashtu zënë një vend të rëndësishëm. Liberalizmi në këtë vepër me peshë përcaktohet si “paradigmë e marrëdhënieve ndërkombëtare që mbron idenë se vlerat etike globale do t’i bëjnë marrëdhëniet ndërkombëtare më të rregullta, më të drejta dhe më bashkëpunuese.  Sipas këtij botëkuptimi, anarkia dhe luftërat ndërkombëtare mund të pengohen vetëm në sajë të reformave institucionale, që do ta përforconin të drejtën (dhe organizatat) ndërkombëtare”.

Kurse realizmin e shpjegojnë si një “qasje teorike që thotë se në marrëdhëniet ndërkombëtare aktori kryesor është shteti dhe se këto marrëdhënie janë identitet i përplasjes së forcave. Sipas realizmit, sistemi ndërkombëtar është anarkik. Për shtetet, me rëndësi është që në kuadër të kësaj anarkie të ruhet siguria kombëtare. Për këtë arsye shtetet para se gjithash duhet të jenë të forta në aspektin ushtarak”. Në të dyja këto përkufizime autorët kanë përmbledhur në mënyrë mjaft precize disa prej karakteristikave themelore të dy drejtimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare.

CHF39.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Vie du Prophéte Muhammad

La Vie du Prophéte Muhammad

CHF19.90
La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
Le Prophete de I'Islam, Muhammad dit...

Le Prophete de I’Islam, Muhammad dit…

CHF14.90
Ma Pratique

Ma Pratique

CHF12.90
Pourquoi je crois?

Pourquoi je crois?

CHF14.90
Faq sur l'Islam

Faq sur l’Islam

CHF14.90
Cequi me traverse l'esprit

Cequi me traverse l’esprit

CHF9.90
Ma Famille

Ma Famille

CHF14.90
Porquoi suis-je devenu Musluman - Histoires de conversions

Porquoi suis-je devenu Musluman – Histoires de conversions

CHF9.90
Ma Foi

Ma Foi

CHF13.90
L'Enfant a Travers Les Hadiths

L’Enfant a Travers Les Hadiths

CHF9.90
Un voyage sacre le Pelerinage

Un voyage sacre le Pelerinage

CHF9.90