DAVIDI DHE GOLIATI

Autori:  Malcolm Gladwell
Përkthyesi:  Lira Sejdini

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve.Me “gjigantë” unë nënkuptoj
kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë,fati i keq dhe shtypja.
Çdo kapitull tregon historinë e një personi të ndryshëm —të famshëm ose të panjohur, të zakonshëm ose të shkëlqyer —
i cili ka pasur përballë një sfidë joproporcionale dhe ka qenë i detyruar t’i përgjigjet asaj.
A duhet të zbatoj rregullat apo të udhëhiqem nga instinkti im?
A duhet të këmbëngul apo të heq dorë?
A duhet që ta godas edhe unë apo ta fal?
Përmes këtyre historive, dua të eksploroj dy ide.E para është se pjesa më e madhe e asaj që ne e konsiderojmë të çmueshme në botën
tonë ngrihet nga këto lloj konfliktesh të njëanshme, sepse akti i bërjes ballë të gjasave dërrmuese prodhon madhështi dhe bukuri.
Dhe e dyta,që ne vazhdimisht i keqkuptojmë këto konflikte.Nuk lexojmë siç duhet.I keqinterpretojmë.Gjigantët nuk janë ata që përfytyrojmë.
Të njëjtat cilësi që duket se u japin atyre fuqi janë shpesh burim i një dobësie të madhe.
Dhe fakti i të qenët i pafuqishëm mund t’i ndryshojë njerëzit në mënyra që shpesh nuk arrijmë t’i vlerësojmë: Mund të hapë dyer dhe të krijojë mundësi, të ndriçojë dhe të bëjë të mundur atë që përndryshe mund të dukej e pamendueshme.
Ne kemi nevojë për një udhëzues më të mirë se si të përballemi me gjigantët dhe nuk ka vend më të mirë për t’ia filluar sesa me
konfrontimin epik midis Davidit dhe Goliatit tre mijë vjet më parë në luginën e Elah-s.

CHF22.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Sistemi i suksesit
Nuk ka stok

Sistemi i suksesit

CHF12.90
Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare vëllimi ll

Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare vëllimi ll

CHF54.90
Përse duam që ti të jesh i pasur, dy personalitete që japin një mesazh
Nuk ka stok

Përse duam që ti të jesh i pasur, dy personalitete që japin një mesazh

CHF21.90
Rrëfenja me kafshë

Rrëfenja me kafshë

CHF24.90
Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945 - 1991)

Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945 – 1991)

CHF12.90
Ty nga zemra

Ty nga zemra

CHF6.90
Shërimi me Kuran dhe Sunnet - Rregulla dhe mënyra (format xhepi)
Nuk ka stok

Shërimi me Kuran dhe Sunnet – Rregulla dhe mënyra (format xhepi)

CHF5.90
Bien gra në vend të borës

Bien gra në vend të borës

CHF14.90
Hapësira e stolisur me lule

Hapësira e stolisur me lule

CHF6.90
Studimi akademik

Studimi akademik

CHF26.90
Këngë popullore historike IV

Këngë popullore historike IV

CHF19.90
E kuqja e demave

E kuqja e demave

CHF14.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 05.09.2026 bis zum 20.09.2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 05.09.2026 deri më 20.09.2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen