Kronikë kohe 3 – Sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Presidenca një institucion i ri problematik)

Libri: Kronikë kohe 3 – sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Presidenca një institucion i ri problematik)
Autor: Abdi Baleta
Redaktoi: Lindita Baleta
Botoi: Alsar
ISBN e setit: 9789928397195

Presidenca e shtetit në Shqipëri si institucion shtetëror ka nisur me anomali. Pas spalljes së pavarësisë së Shqipërisë punën për t’i dhënë fizionominë institucionale shtetërore një shteti të cunguar shqiptar e morën në dorë 6 Fuqitë e Mëdha nëpërmjet një Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit. Ato vendosën që Shqipëria të ishte një principatë e trashëgueshme, me në krye një Princ joshqiptar dhe përzgiodhën ushtarakun gierman Vilhelm fon Vid. Ky qëndroi në krye të shtetit shqiptar vetëm 6 muaj, nga marsi në stator të vitit 1914. Pra, Shqipëria pati fillimisht regjim monarkik.

Pas Luftës së Parë Botërore, kur u rivendos shteti sovran i Shqiperisë, u ruajt forma monarkike e regjimit. Princ Vidi nuk abdikoi, por as u kthye më në Shqipëri si kryetar shteti. Këtë detyrë Kongresi i Lushnjës, në fillim të vitit 1920, ia ngarkoi një Këshilli të Regjencës, i përbërë nga katër anëtarë: një mysliman suni, një mysliman bektashi, një i krishterë ortodoks dhe një i krishterë katolik. Pra, për herë të parë Shqipëria u bë me kryetar shteti kolektiv. Zhvillimet politike të dhunshme në vitin 1924, kryengritja e armatosur noliste dhe Triumfi Zogist i Legalitetit bënë që institucioni i Regjencës të dilte jashtë funksionit dhe forma monarkike e qeverisjës u zëvëndesua me formën republikane. Në vitin 1925 Shqipëria për herë të parë u shpall Republike. Ahmet Zogu, fitimtari në ngjarjet e dhunshme të luftës për pushtet në vitin 1924, u bë dhe Presidenti i parë në historinë politike të Shqipërisë. Ky ndryshim nuk vazhdoi gjatë, sepse në vitin 1928 u shpall Mbret i Shqiptarëve nga Asambleja Kushtetuese. Ai u detyrua të largohej nga Shqipëria pas agresionit dhe pushtimi nga Italia fashiste, me 7 prill 1939. Shqipëria u përthith në përbërjen e shtetit monarkist italian. Politikisht dhe ligjërisht monarku shqiptar i dëbuar vazhdoi teë mbante në mërgim atributet e kryetarit të shtetit të Shqipërisë gjatë gjithë viteve të Luftes së Dyte Botërore. Por për shkak të zhvillimeve të reja në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Kongresin e Përmetit, në maj të vitit 1944, atij iu ndalua kthimi në atdhe. Kështu u veprua edhe ndaj trashëgimtarit të tij, Leka, i cili arriti që ta sillte aspiratën monarkiste në referendumin për formen e regjimit në Shgipëri, që u zhvillua më 29 qërshor 1991.

CHF24.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Nga jeta e tabi'inëve

Nga jeta e tabi’inëve

CHF9.60
In Love

In Love

CHF9.90
Lumo Skëndo dhe themelimi i revistës Diturija

Lumo Skëndo dhe themelimi i revistës Diturija

CHF69.90
Stacioni

Stacioni

CHF7.90
Si të bëhesh profesionist në shitje

Si të bëhesh profesionist në shitje

CHF22.90
100 mënyra për të motivuar veten, ndryshoje jetën përgjithmonë
Nuk ka stok

100 mënyra për të motivuar veten, ndryshoje jetën përgjithmonë

CHF13.90
Hyrje në sociologji

Hyrje në sociologji

CHF11.90
Emra për fëmijen tuaj

Emra për fëmijen tuaj

CHF5.90
Përralla magjike

Përralla magjike

CHF24.90
Muslimanët, krishterët dhe hebrenjët sot

Muslimanët, krishterët dhe hebrenjët sot

CHF6.90
Kronikë kohe 31 - Vendi i fesë në rendin politik, Strategjia e fekthimit

Kronikë kohe 31 – Vendi i fesë në rendin politik, Strategjia e fekthimit

CHF24.90
Problemi shqiptar në  RS të  Maqedonisë

Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë

CHF18.90