Mjegullat e Tiranës

Titulli: Mjegullat e Tiranës
Autor: Ismail Kadare
Përgaditi për botim: Bujar Hudhri
Korrektore letrare: Afërdita Cesula
Piktura në kopertinë: Gracefully Divine, Josef Kote
Shtëpia botuese: Onufri

“Mjegullat e Tiranës” rikthen te lexuesi Ismail Kadarenë, pak kohë pasi vetë shkrimtari kishte deklaruar se nuk do të shkruante më letërsi artistike. Në fakt, “Mjegullat e Tiranës” nuk është shkrim i ri, por dorëshkrimi i parë i shkrimtarit. I shkruar rreth viteve ‘50, asokohe Kadare mbi 20 vjeç, ky roman përbën një dëshmi të asaj periudhe të zymtë në optikën e shkrimtarit dhe në veçanti të marrëdhënies së tij me femrën.

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në vitin 1957-1958. Para se ta shkruante këtë roman, Kadare kishte botuar dy përmbledhje poetike. Më 1954-m kishte botuar vëllimin me poezi të viteve të gjimnazit “Frymëzimet djaloshare”, ndërsa më 1957-n vëllimin “Ëndërrimet”.

“Mjegullat e Tiranës” bëhet më interesant për lexuesin edhe për faktin që e ka shkruar në një moshë shumë të re. Në dorëshkrimin origjinal ai e kishte quajtur atë “Dashuri numër 2”.

Në qendër të romanit është një histori dashurie në Tiranën e pas viteve ‘50. Romani është shkruar me dorë, në fletore shkrimi. Vetë shkrimtari ka treguar se për ta shkruar ka shfrytëzuar një ditar që ka mbajtur me ndërprerje gjatë viteve studentore në Tiranë, si dhe në letra të vetat dhe të vajzës studente që ka shërbyer si personazh.

Libri shoqërohet me një intervistë dhënë Viola Isufajt, e cila gjithashtu e ka pajisur veprën me një studim të hollësishëm.

“Do të thosha se është më tepër një sprovë për të shkruar romanin, se sa një roman i mirëfilltë. Pra nuk do të jetë një vepër letrare, që do të ketë jetën e vet, si gjithë romanet e tjera, do të thotë se është një tekst, i cili ka më tepër një vlerë dokumentare dhe është një pasuri për studiuesit dhe gjenetistin, në këtë rast për studimin tim”,- është shprehur Dr. Viola Isufaj.

Kadare vetë nuk e pranon “Mjegullat e Tiranës” si një vepër të mirëfilltë, por si një përpjekje të parë për të shkruar një roman dhe, ndryshe nga tekstet e tjera, nuk ka pranuar të bëjë asnjë ndryshim në botimin e tij.

I titulluar fillimisht “Dashuria numër 2”, “Mjegullat e Tiranës” është një lloj kundërshtimi i dashurisë romantike, si dhe atmosferës së kryeqytetit të viteve ’50, një periudhë gjatë së cilës – pohon Kadare, – letërsia shqipe ishte në ditët e saj më të zeza.

Libri është i këndshëm. Ka vetëm një linjë dashurie, mes Emës dhe Bardhylit. Është nga ata libra që lexohen shpejt, brenda një nate. Në mos vetëm për emrin e shkrimtarit, ia vlen të lexohet historinë e dashurisë të vendosur në atmosferën kryeqytetase gjysmë shekulli më parë.

CHF19.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Digital Koran mit Stift - Kurani Digjital me laps

Digital Koran mit Stift – Kurani Digjital me laps

CHF89.00
Kuti me dizajnin e Qabes, me tespih, Kuran Arabisht dhe sexhade - Box mit dem Design der Kaaba, mit tespi, arabischem Koran und Gebetesteppich

Kuti me dizajnin e Qabes, me tespih, Kuran Arabisht dhe sexhade – Box mit dem Design der Kaaba, mit tespi, arabischem Koran und Gebetesteppich

CHF79.90
Kuti me dizajnin e Qabes, me tespih, Kuran Arabisht dhe sexhade - Box mit dem Design der Kaaba, mit tespi, arabischem Koran und Gebetesteppich

Kuti me dizajnin e Qabes, me tespih, Kuran Arabisht dhe sexhade – Box mit dem Design der Kaaba, mit tespi, arabischem Koran und Gebetesteppich

CHF79.90
Kuran Arabisht me QR code 17x25, Seri për fëmijë - Serie für Kinder

Kuran Arabisht me QR code 17×25, Seri për fëmijë – Serie für Kinder

CHF29.90
Kuran Arabisht me QR code 17x25, Seri për fëmijë - Serie für Kinder

Kuran Arabisht me QR code 17×25, Seri për fëmijë – Serie für Kinder

CHF29.90
Lexim kritik i tekstit 1 - Kritikë e arsyes islame

Lexim kritik i tekstit 1 – Kritikë e arsyes islame

CHF19.90
Leximi kritik i tekstit 2: hermeneutikë moderne e arsyes islame

Leximi kritik i tekstit 2: hermeneutikë moderne e arsyes islame

CHF19.90
Furtuna

Furtuna

CHF3.90
Pasojat e mosfaljes së namazit
Nuk ka stok

Pasojat e mosfaljes së namazit

CHF2.00
I dërguari im Muhamed a.s. - heroi im

I dërguari im Muhamed a.s. – heroi im

CHF17.90
Kurbani - dispozita dhe urtësi

Kurbani – dispozita dhe urtësi

CHF5.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90
Koncepti i paqes në Islam

Koncepti i paqes në Islam

CHF6.90
Koran in arabischer Sprache, Größe 19x28cm - Kuran ne gjuhën Arabe, formati 19x28cm

Koran in arabischer Sprache, Größe 19x28cm – Kuran ne gjuhën Arabe, formati 19x28cm

CHF34.90
Koran in arabischer Sprache, Größe 16x24cm - Kuran ne gjuhën Arabe, formati 16x24cm

Koran in arabischer Sprache, Größe 16x24cm – Kuran ne gjuhën Arabe, formati 16x24cm

CHF24.90
Fetva për agjërimin

Fetva për agjërimin

CHF4.90