Pejgamberi im i dashur në 365 ditë

Titulli: Pejgamberi im i dashur në 365 ditë
Boton: Logos-A
Biblioteka: Filizat
Tekstet i shkroi: Nurdan Damlla
llustrimet: Osman Turhan
Përktheu: Fatmir SULAJ
Botues: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Hysamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Taxhudin Shabani
Redaktor gjuhësor: Zeqirija Ibrahimi
Redaktor artistik: Halil Berisha

“Pejgamberi im i dashur në 365 ditë” është menduar të jetë mik i shtëpive tuaja çdo ditë, që ashtu t’ua begatojë dhe ndriçojë orët që i kaloni në familjen tuaj.
Libri është përgatitur me qëllim që të lexohet gjatë një viti. Për këtë arsye në këtë libër ka 365 tregime të zgjedhura nga jeta e Pejgamberit tonë të dashur. Tregimet janë radhitur në mënyrë kronologjike, andaj ne ju rekomandojmë që bashkë me fëmijën tuaj t’i lexoni nga dita e parë e deri te dita e treqind e gjashtëdhjetë e pestë, ashtu që polotësisht ta mësoni jetën e Pejgamberit tonë të dashur.

Kur ta lexojmë librin…

Të dashur prindër dhe mësues:

Ne dëshirojmë që “Pejgamberi im i dashur në 365 ditë” çdo ditë të jetë mik i shtëpive tuaja, që ashtu t’ua begatojë dhe ndriçojë orët që i kaloni në familjen tuaj.
Libri është përgatitur me qëllim që të lexohet gjatë një viti. Për këtë arsye në këtë libër ka 365 tregime të zgjedhura nga jeta e Pejgamberit tonë të dashur. Tregimet janë radhitur në mënyrë kronologjike, andaj ne ju rekomandojmë që bashkë me fëmijën tuaj t’i lexoni nga dita e parë e deri te dita e treqind e gjashtëdhjetë e pestë, ashtu që polotësisht ta mësoni jetën e Pejgamberit tonë të dashur.
Meqë fëmijët shpejt mërziten nga leximi juaj, ju kishim lutur që çdo ditë duhet të lexoni nga një pjesë të librit. Në këtë mënyrë fëmija do të bëhet kureshtar për tregimin tjetër dhe do të ketë kohë për të menduar për tekstin që ia keni lexuar.
Në këtë libër mund të ketë ngjarje që fëmija juaj i ketë të vështirë t’i kuptojë dhe disa fjalë që ai nuk mund t’i shqiptojë. Prandaj ju rekomandojmë që të bisedoni me të për tekstin që ia lexoni dhe t’ia shpjegoni ato që ai nuk i ka kuptuar. Bëjeni këtë lehtë me pyetje-përgjigje. Për ta bërë më aktive aftësinë e fëmijës për t’i kundruar gjërat, mund të kërkoni që ai t’i gjejë emrat e vendeve që përmenden në tregime nga “Harta e Epokës së lumturisë”, të cilën ua kemi dhuruar bashkë me librin.
Duke përfituar nga sistemimi i temave të librit, në veçanti mund t’i zbuloni cilësitë e pashoqe, si: bujaria, besnikëria, mikpritja, drejtësia, pajtimi dhe falja e Pejgamberit tonë të dashur dhe e sahabëve të tij të ndershëm. Po ashtu me këto modele të moralit të lartë mund të zhvilloni edhe karakterin e fëmijëve tuaj.
I lutemi Allahut që të edukojmë një brez i cili do të marrë mësim nga morali i Pejgamberit tonë të nderuar…

Të mos harrojmë…

Kur përmendet emri i Pejgamberit të nderuar, i sahabëve të ndershëm dhe i të parëve të fesë ka disa shprehje respekti dhe selami që thuhen si respekt ndaj tyre. Kur ta lexojmë librin, të mos harrojmë t’i përdorim këto shprehje:
Hazreti (Hz)- përdoret si shprehje respekti para emrit të Pejgamberit ose të të parëve të fesë.
Sallallahu alejhi ve selem (s.a.v.s.) – “Paqja e Allahut qoftë mbi të”. Thuhet për respekt kur përmendet emri i Pejgamberit tonë të nderuar.
Radijallahu anhu (r.a.) – “Allahu qoftë i kënaqur nga ai”. Kjo thuhet për respekt kur përmenden emrat e atyre që kanë qëndruar me Pejgamberin e nderuar, që kanë marrë pjesë në kuvendet e tij (sahabët), si dhe kur përmenden emrat e miqve të Allahut.

CHF49.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parfum Amber Leather, 100ml

Parfum Amber Leather, 100ml

CHF29.90
La Vie du Prophéte Muhammad

La Vie du Prophéte Muhammad

CHF19.90
La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
Le Prophete de I'Islam, Muhammad dit...

Le Prophete de I’Islam, Muhammad dit…

CHF14.90
Ma Pratique

Ma Pratique

CHF12.90
Pourquoi je crois?

Pourquoi je crois?

CHF14.90
Faq sur l'Islam

Faq sur l’Islam

CHF14.90
Cequi me traverse l'esprit

Cequi me traverse l’esprit

CHF9.90
Ma Famille

Ma Famille

CHF14.90
Porquoi suis-je devenu Musluman - Histoires de conversions

Porquoi suis-je devenu Musluman – Histoires de conversions

CHF9.90
Ma Foi

Ma Foi

CHF13.90
L'Enfant a Travers Les Hadiths

L’Enfant a Travers Les Hadiths

CHF9.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 04 Mai 2026 bis zum 17 Mai 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 04 Maj 2026 deri më 17 Maj 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen