Obligimet e të rinjëve Muslimanë sot

Titulli: Obligimet e të rinjëve Muslimanë sot
Titulli i origjinalit: Vaxhibu-Sh-Shebabi el Muslimi el-Jevm
Autori: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes: Rexhail Aziri
Lektor: Avni Avdiu
Përgaditja kompjuterike: Jusuf Saliu
Shtypi: Print ISM – Shkup
Botim Privat

Edhe një punim i Dr. Jusuf Kardavit, dijetarit dhe mendimtarit më të shquar të kësaj kohe, përjetoi dritën e botimit në gjuhën shqipe. Gjithë ajo që është shkruar në këtë libërth, i është dedikuar palcës së çdo populli e cila quhet rini. Pra, të rinjëve prej të cilëve pritet gjithçka e mirë. Por në këtë kohë të pakohë, rinia është e preokupuar me probleme të shumta të cilat kërkojnë evitim dhe zgjidhje të favorshme.

Meqë i takoj gjeneratave të reja, vendosa që me dëshirën më të madhe, të bëj përkthimin e këtij libri në të cilin trajtohen problemet e rinisë, zgjidhja e tyre duke i parashtruar vetes obligime. Kështu sadopak do të plotësohet një zbrazëtirë e madhe e literaturës së këtillë. Koha e sotme me të gjitha mjegullat e saj helmue- se po mbytë gati çdo pore të jetës shpirtërore. Ikja nga ky helm është obligrm. Shpëtimi i vetëm i cili i vie si kundërhelmim është BESIMI. Ajo duhet të ekzistojë në tërë qenien shpirtërore të njeriut, sepse ai është i krijuar që të besojë. Mirëpo, në çka?!!

Në të vërtetën të cilën shumica mundohen ta gjejnë, por rruga e vetme e cila shpie deri te ajo, është vetëm një rrugë. Ajo është rruga e Krijuesit të gjithësisë, i cili e njoftoi njeriun se si mund të bëhet i kënaqur në të dy botërat. Kjo e vërtetë nuk mund të arrihet ndryshe pos me lexim, sepse vetë thirrja e parë për njohjen e Krijuesit është „LEXO” „Lexo në emër të Zotit tënd…” është begatia e Allahut xh. sh. mbi njeriun. Lexo është jetë, dituri, mëshirë, paqe, mirësi, amshueshmëri…

Ajo që ndërlidhë leximin dhe plotëson gjithë atë që edhe e kërkon, është zbatimi i tyre në jetën e përditshme. Shembull, namazi si obligim të cilin duhet kryer, a nuk e edukon njeriun që të jetojë në mëshirë dhe paqe, të cilat bota e sotme më së shumti i kërkon?!!! Kurse namazi fillon me mëshirë dhe përfundon me paqe. Pra, në gjithë atë që do të haset gjatë leximit (të cilat edhe duhet praktikuar) do të vërehet se nuk ka begati më të madhe se Islami.

Të mos përqafojmë ideologji të shthurura si pjellë e vetë mendjes së njeriut të cilat dita ditës po perëndojnë. Nga këto ideologji kemi jetuar të shtypur nën thembrat e mohuesve të Allahut xh. sh. i cili na ka premtuar se rruga e vetme e cila të shpie në shpëtim në të dy botërat është Islami. Ne jemi ata që me optimizëm të madh besojmë se Allahu xh. sh. është Mëshiruesi i vetëm i cili falë gabimet, kuptohet në qoftë se kemi vendosur t’i kthehemi rrugës së Allahut xh. sh. me sinqeritet.
Mëshira e Allahut qoftë mbi ne.

CHF4.90

8 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Minhaxh El Muslim

Minhaxh El Muslim

CHF29.90
Shpallja dhe profetizmi

Shpallja dhe profetizmi

CHF7.90
Kuran Arabisht me QR code madhësia 17x25cm - Arabischer Koran mit QR-Code grosse 17x25cm

Kuran Arabisht me QR code madhësia 17x25cm – Arabischer Koran mit QR-Code grosse 17x25cm

CHF29.90
Arti i shërbimit ndaj Klientit

Arti i shërbimit ndaj Klientit

CHF8.90
Ujku me rroba bariu

Ujku me rroba bariu

CHF5.90
Yjet e medresesë Isa Beu

Yjet e medresesë Isa Beu

CHF19.90
Madhëria ime, roman nga Tahsin Pasha
Nuk ka stok

Madhëria ime, roman nga Tahsin Pasha

CHF21.90
Çerdhja e ngrohtë familjare xheneti i kësaj bote
Nuk ka stok

Çerdhja e ngrohtë familjare xheneti i kësaj bote

CHF5.90
Lulishtja e Dritave - Jeta e Profetit Muhamed a.s.

Lulishtja e Dritave – Jeta e Profetit Muhamed a.s.

CHF17.90
Rruga e udhëzimit
Nuk ka stok

Rruga e udhëzimit

CHF8.00
Më në fund zbulova lumturinë

Më në fund zbulova lumturinë

CHF9.90
Isabela

Isabela

CHF9.90