Universiteti i padukshëm

Titulli: Universiteti i padukshëm
Titulli origjinal: Görünmeyen Üniversite
Autor: Prof. Dr. Ersin Nazif Gurdogan
Përktheu: Mehdi Gurra
Redaktor: Edvin Cami
Korrektor: Petrit Bezhani
Boton: Feneri

Ky libër do t’ia arrij qëllimit të vet nëse mundet të ndikoj për forcimin e lidhjes dhe dashurisë për Allahun dhe Profetët e tij. Sadoqë ekziston një kufi e fuqive fizike dhe mendore të njerëzve, nuk mund të themi diçka të tillë për dëshirat e tyre. Njeriu mund të ngopet duke u ushqyer, por kjo nuk është e mundur kur bëhet fjalë për sytë e tij. Siç nuk ekziston një kufi maksimal për dëshirat, nuk ekziston edhe fuqia për t’i kontrolluar ato, përveç vlerave dhe përmasave metafizike.

Fundi i garës për të përfituar sa më tepër të ardhura është zhdukja në fillim e ndjenjave, pastaj e trupit. Sot, problemi kryesor është lëvizja e burimeve dhe e fuqive të botës së brendëshme, e cila do ta rrisë më shpejt pasurinë shpirtërore nga pasuria materiale.

Si në çdo periudhë, edhe në ditët e sotme, vetëm ata që besojnë dhe që janë të lidhur me brendinë e këtij besimi mund të shpëtojnë pa u dëmtuar nga furtunat e këtyre dëshirave që nuk kanë fund. Në një formë të paparë, njerëzit po anojnë nga dashuria për burime të fuqishme dhe mbijetuese. Mirëpo ai që nuk priret nga dashuria për Allahun, herët a vonë do të gjendet në një zbrazëti të madhe.

Qëllimi përfundimtar i lidhjes dhe dashurisë në këtë jetë është fitimi i dashurisë së Allahut, sepse lidhja me njerëzit që e duan Allahun, në të vërtetë, është lidhja me Allahun. Dashuria e Allahut fitohet nga lidhja me njerëzit që e duan Atë dhe Profetët e tij. Allahu është mbrojtësi dhe ndihmësi i njerëzve të Tij të dashur. Ata që janë me Allahun, nuk janë të privuar nga asgjë.

Siç piqen rrushtë duke parë njëri-tjetrin, ashtu edhe njerëzit zbukurohen dhe bëhen më të pjekur duke parë, pyetur dhe dëgjuar njëri-tjetrin. Ky proces merr një hov të paparë pranë udhërrëfyesve të mëdhenj.

Mësuesi ynë i nderuar, i cili ishte “një universitet i padukshëm”, ishte një nga këta udhërrëfyes të kohës së fundit. Kudo që ndodhej, ai kthehej në një fushë magnetike që vinte në lëvizje nxënësit e tij. Këtu, urrejtja kthehej në mëshirë, kurse dëshira për fitim, në një dëshirë për shërbim.

CHF6.50

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

La Vie du Prophéte Muhammad

La Vie du Prophéte Muhammad

CHF19.90
La Foı Aux Anges En Islam

La Foı Aux Anges En Islam

CHF9.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

Lassurance De La Vie Et Des Biens La Zekat

CHF9.90
Le Prophete de I'Islam, Muhammad dit...

Le Prophete de I’Islam, Muhammad dit…

CHF14.90
Ma Pratique

Ma Pratique

CHF12.90
Pourquoi je crois?

Pourquoi je crois?

CHF14.90
Faq sur l'Islam

Faq sur l’Islam

CHF14.90
Cequi me traverse l'esprit

Cequi me traverse l’esprit

CHF9.90
Ma Famille

Ma Famille

CHF14.90
Porquoi suis-je devenu Musluman - Histoires de conversions

Porquoi suis-je devenu Musluman – Histoires de conversions

CHF9.90
Ma Foi

Ma Foi

CHF13.90
L'Enfant a Travers Les Hadiths

L’Enfant a Travers Les Hadiths

CHF9.90
Un voyage sacre le Pelerinage

Un voyage sacre le Pelerinage

CHF9.90